SYRI TV/ Fshati Risili 3 ditë pa drita, banorët: Telat janë të vjetër, asnjë investim nga shteti
Fshati Risili në Vlorë ndodhet prej tre ditësh pa energji elektrike, duke përballuar vështirësi të mëdha. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi rrjeti i amortizuar i lë në errësirë sa herë bie shi. Ata detyrohen të përdorin gjeneratorë, një kosto e lartë për ta, ndërsa thonë se ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga institucionet përgjegjëse.
Syri TV
Fshati Risili në Bashkinë Vlorë ndodhet prej tre ditësh pa energji elektrike, duke u shkaktuar vështirësi banorëve të zonës. Ata shprehen se sa herë përkeqësohet moti, fshati mbetet në errësirë për orë dhe ditë të tëra, për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar dhe mungesës së investimeve ndër vite.
Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, nuk ka patur asnjë reagim nga OSHEE. Për të përballuar mungesën e energjisë, banorët janë detyruar të përdorin gjeneratorë, duke kushtuar kosto shtesë për ta. Banorët bejnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.
Fshati Risili ndodhet shume afër me qytetin e Vlorës. Sipas banorëve, prej vitesh ka patur shkëputje të energjisë elektrike ndërsa 3 ditët e fundit është shkëputur totalisht.