SYRI TV/ Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, gara në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë
Të dielën zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë në 18 komuna të Kosovës në të cilat askush nga kandidatët nuk arriti të siguronte mbi 50 për qind të votave. Gara mbetet e fortë për Prishtinën, Mitrovicën e Jugut, Pejën, Gjakovën dhe Prizrenin ku koalicionet do të përcaktojnë edhe fituesit.
Syri TV
Të dielën e 9 nëntorit Kosova zhvillon raundin e dytë të votimeve për të vendosur kryetarët e rinj të 18 komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.
Gara pritet të jetë e fortë në disa prej komunave me peshë të madhe si Prishtina, Prizreni, Peja, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut aty ku dhe rezultati mbetet i ngushtë ndërmjet partisë në pushtet Vetëvendosjes dhe subjekteve të tjera politike në garë.
Në komunën e Prishtinës balotazhi kryesor mbetet ndërmjet kandidatit të vetvendosjes Hajrulla Çekut dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Përparim Ramës. Në Mitrovicën e Jugut gara zhvillohet mes kandidatit të Venvetndosjes Faton Pecit dhe atij të Partisë Demokratike Arian Tahirit . Në komunën e Pejës gara pritet të jetë e fortë dhe të ndahet me pak vota ndërmjet VV me kandidatin Taulant Kelmendi përballë Gazmend Muhaxheri të LDK-së teksa në Prizren balotazhi është mes dy kandidatëve Artan Abrashi nga LVV-ja dhe Shaqir Totaj nga PDK-ja. Në Gjakovë përballja është mes VV dhe Aleancës për Armërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt.
Në komunat kryesore të cilat shkojnë në balotazh më 9 nëntor Vetvendosje do të përballet me vështirësi në arritjen e një rezultati të suksesshëm kjo pasi për Prishtinën dhe Mitrovicën, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur të realizojnë koalicione.
Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto 18 komuna është 1 milionë e 316 mijë e 672, pra vetëm 543 votues më shumë se në raundin e parë.