SYRI TV/ Ligji për barazinë gjinore, PL: Anti-kushtetues, PL: Do përkrahim iniciativa për referendum
Ligji për barazinë gjinore është anti-kushtetues dhe synon shpopullimin e vendit dhe shkatërrimin e familjes. Është ky qëndrimi i Partisë Lirisë një ditë pas miratimit të ligjit në Parlament. Kryesia e grupit parlamentar të Partisë së Lirisë në një konferencë për mediat tha se do të mbështesë çdo iniciativë për rrëzimin e këtij ligji duke përfshirë dhe referendumet.
Nga SYRI TV
Partia Lirisë e ka cilësuar ligjin për barazinë gjinore si një ligj që do të vijojë shpopullimin e Shqipërisë dhe shkatërrimin e familjes. Në një konferencë për mediat, kryesia e grupit parlamentar të Partisë së Lirisë shprehu qëndrimin kundër dhe argumentoi disa nga shkeljet ligjore të këtij ligji. Tedi Blushi tha se ligji në fjalë bie ndesh me kushtetutën dhe mbi parimet e familjes shqiptare.
Blushi tha se Partia e Lirisë do të mbështesë të gjitha iniciativat për referendum për të bërë të mundur rrëzimin e këtij ligji.
Erisa Xhixho, Edmond Haxhinasto dhe Brunilda Haxhiu thanë se prioritet i qeverisë shqiptare duhet të jetë mbështetja e grave dhe fuqizimi i tyre ekonomik.