Afera 190 mln euro e tunelit të Llogarasë/ Projektit i mungojnë dy ura me vlerë 25 mln euro, Këlliçi: Provat i çojmë në SPAK
Deputeti dhe zëvendëskreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, publikoi të tjera prova nga afera 190 milionë euro e tunelit të Llogarasë. Në një konferencë për mediat, Këlliçi publikoi prova se projekti i tunelit është devijuar, pasi dy ura të planifikuara në projekt nuk janë ndërtuar. Sipas Këlliçit vetëm vlera e urave kap shifrën e 25 milionë eurove, që së bashku me 50 milionë euro që kanë përfituar dy kompanitë turke, janë një dëm prej 75 milionë euro për buxhetin e shtetit. Këlliçi tha se në krye të aferës është Kryeministri Rama, ndërsa provat e reja do i dorëzojë në SPAK.
SYRI TV
Merr përmasa të tjera afera e tunelit të Llogarasë. Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi publikoi dokumenta, që provojnë se tuneli i Llogarasë u ndërtua jo vetëm pa leje ndërtimi, por as projekti nuk u zbatua siç ishte planifikuar. Në projektin e tunelit të llogarasë, veç tunelit, ishte planifikuar edhe ndërtimi i dy urave në dalje të Palasës, njëra prej të cilave me gjatësi 110 metër. Por siç rezulton, asnjë nga ura nuk është ndërtuar, ndërsa sipas deputetit demokrat, vlera e ndërtimit të urave shkonte në 25 milionë euro.
Sipas Belind Këlliçit, kjo është aferë korruptive në krye të së cilës qëndron kryeministri Edi Rama. sipas deputetit demokrat, kostoja e ndërtimit të urave që nuk u ndërtuan kurrë së bashku me paratë që mori si fitim bashkimi i operatorëve turq, i kanë kushtuar një dëm neto buxhetit të shtetit prej 75 milionë euro.
Këlliçi paralajmëroi se provat e reja të publikuara do të dorëzohen në SPAK në ditët në vijim, ndërsa të mërkurën në mbrëmje ishte emisioni investigative plug në syri televizion, që denoncoi aferën e tunelit të llogarasë duke publikuar edhe skandalin e mungesës së ndërtimit të dy urave.