SYRI TV/ Vlorë, fshati Risili 3 ditë pa drita, banorët thirrje shtetit për ndërhyrje
SYRI TV
Risili në Vlorë ndodhet prej tre ditësh pa energji elektrike, duke përballuar vështirësi të mëdha. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente, pasi rrjeti i amortizuar i lë në errësirë sa herë bie shi. Ata detyrohen të përdorin gjeneratorë, një kosto e lartë për ta, ndërsa thonë se ankesat e tyre nuk janë marrë parasysh nga institucionet përgjegjëse.
Fshati Risili në Bashkinë Vlorë ndodhet prej tre ditësh pa energji elektrike, duke shkaktuar vështirësi banorëve të zonës. Ata shprehen se sa herë përkeqësohet moti, fshati mbetet në errësirë për orë dhe ditë të tëra, për shkak të rrjetit elektrik të amortizuar dhe mungesës së investimeve ndër vite.
Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, nuk ka pasur asnjë reagim nga OSHEE. Për të përballuar mungesën e energjisë, banorët janë detyruar të përdorin gjeneratorë, duke kushtuar kosto shtesë për ta. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme.
Fshati Risili ndodhet shume afër me qytetin e Vlorës. Sipas banoreve, prej vitesh ka pasur shkëputje të energjisë elektrike, ndërsa 3 ditët e fundit është shkëputur totalisht.