Berisha: Pritshmëritë për protestat janë shumë pozitive! Shqiptarët do ecin të sigurt drejt realizimit të qëllimeve të tyre...
Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet optimist mbi mbajtjen e protestave, që opozita parashikon të zhvillojë.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se shqiptarët do ecin të sigurt drejt realizimit të qëllimeve të tyre, përmes krijimit të një qeverie teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
‘Unë kam bindjen se ata qindra e mijëra shqiptarë që votuan në kushtet më të vështira kundër kësaj qeverie, do vazhdojnë misionin e tyre për përmbysjen e saj dhe rikthimin e të drejtës së votës së lirë’, theksoi kryedmeokrati Berisha.
Pritshmëritë e mia janë shumë pozitive.
Unë kam bindjen se ata qindra e mijëra shqiptarë që votuan në kushtet më të vështira kundër kësaj qeverie, do vazhdojnë misionin e tyre për përmbysjen e saj dhe rikthimin e të drejtës së votës së lirë.
Sikundër kam bindjen se platforma e opozitës para zyrave të narkodiktatorit do të jetë platforma më e ndjekur me gjithë përpjekjet që do bëjnë, të sigurta, me mediat që kontrollon qeveria.
Ju e morët vesh se çfarë skandali ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, kur asnjë gazetar nuk guxoi ta pyesë atë për rolin e tij të dokumentuar, të faktuar në vjedhjen e 90 milionë eurove në tunelin e Llogarasë.
Parmbrëmë emisioni ‘Plug’ nxori dokumentet të cilat faktojnë se tuneli është kryekëput vepër Rama-Balluku ndaj dhe rëndom po e quan populli Palloshi i Gjatë.
Të bëjë ç’të dojë, por Belinda ka luajtur rolin më negativ, më përgjegjës për të, sigurisht nuk dua me asgjë të justifikoj qëndrimet e saj, por ju e patë si funksionon.
Bëje këtë, kam jetën time, kam këtë, kam atë, t’i them atij sipër, t’i them këtij poshtë.
Vetëm nuk shtet është ky.
Ky nuk është shtet, por është përshesh mafioz.
Njerëz mafiozë që nuk kanë as ligj, as moral.
Por përveç të tjerash, dy ura i kanë ngrënë dhe kanë zhdukur kanionin.
Kanë kryer krim shumë të rëndë.
Kanë rrafshuar kanionin për të përvetësuar 25 milionë euro që ka qenë kostoja e urave, që është absolutisht krim i shëmtuar i shumëfishtë.
Pra, shqiptarët nuk mund të thonë tani që nuk janë kapur me presh në dorë Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Për shqiptarët është shumë e qartë se dardhat dhe kumbullat e prishura i ha Edi Rama dhe vartësve u hedh bishtat.
Ja pra,të gjithë këto janë kushtrim për qytetarët shqiptarë dhe unë jam i bindur se ata do ecin të sigurt drejt realizimit të qëllimeve të tyre, një qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.