Rritet fluksi i pacientëve në urgjencën e Peqinit për shkak të virozave sezonale

Fluksi i pacientëve në urgjencën e Peqinit është rritur ndjeshëm këto ditë, si pasojë e virozave sezonale që po qarkullojnë gjerësisht. Më të prekurit janë fëmijët dhe të moshuarit me sëmundje kronike.

Sipas të dhënave nga shërbimi i urgjencës, çdo javë paraqiten mesatarisht rreth 80 pacientë, që do të thotë rreth 350 raste në muaj me simptoma si temperaturë, të vjella dhe gastroenterite.

Kryeinfermierja Ballhysa apelon për kujdes të shtuar, veçanërisht tek prindërit me fëmijë të vegjël, për të parandaluar përhapjen e infeksioneve virale.

Ajo këshillon që duhet të konsumohen sa me tepër lëngje e të shmangen ambjentet e mbyllura.

Specialistët e shëndetësisë kërkojnë kujdes të shtuar në këto ditë me ndryshime të shpeshta temperaturash, duke theksuar se trajtimi në kohë dhe parandalimi janë mënyra më e mirë për të shmangur komplikacionet teksa një problematikë që haset më shpesh vijon të mbetet marja pa kontroll e medikamenteve gjë e cila mund te shkaktoje efekte të tjera anësore.