Vasili: Komisionerja për Zgjerimin Europian injoron 11 majin dhe vjedhjet e IPARD, përqendrohet te Gonzato

Deputeti i PL, Petrit Vasili, në një postim në Facebook, shkruan se Shqipëria po përballet me sfida serioze në drejtësinë zgjedhore, në luftën kundër korrupsionit dhe në zbatimin e ligjit, ndërsa Komisionerja për Zgjerimin Europian, Marta Kos, duket se i injoron këto probleme dhe fokusohet tek çështje të tjera më pak të rëndësishme, si preferencat personale të ambasadorit Gonzato.

Vasili e cilëson këtë qëndrim si një shenjë të mungesës së transparencës dhe seriozitetit të Bashkimit Europian në vlerësimin e progresit të Shqipërisë dhe i bën thirrje Kosit të reagojë për çështjet që prekin drejtpërdrejt demokracinë, sundimin e ligjit dhe të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë:

Marta Kosin nuk e shqeteson masakra e 11 majit, apo vjedhja e IPARD, por preferencat e Gonzatos!?
Me perfaqesuesit europiane duhet folur qarte e prere pa as me te voglin servilizem, inferioritet dhe oportunizem dhe rasti i Marta Kos kerkon pikerisht nje qendrim te tille.
Marta Kosin Komisionere per Zgjerimin Europian po na thote se "Shqiperia ka bere nje progres te paprecedente".
Ku eshte ky progres dhe ne cfare konsiston??
Nje qeveri, qe masakron zgjedhjet do te thote regres i frikshem dhe orientim kah diktatura.
Keshtu masakrohen zgjedhjet ne Sllovenine nga vjen Zj.Kos?
Perse nuk flet e nuk ndalet fort Zj.Kos tek 11 maji, qe eshte turpi i Europes, qe eshte i shkruar qarte edhe ne Raport-Progres??
Ndersa po Kos reagon me shume ngut qesharak per t'i dale ne krah ambasadorit te BE Gonzato dhe thote:
"Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë përbërëse e ligjit të Bashkimit Evropian. Përafrimi me to është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të @EUinAlbania. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.”
Askush nuk e sulmoi ambasadorin Gonzato, i cili ka qene shurdh memec per 11 majin, pastrimin e parase, korrupsionin e tmerrshem, kanabizimin e vendit dhe kthimin ne ne narkoshtet.
Gonzato ka ndare me vullnet te plote jeten e tij private me publikun shqiptar permes intervistave publike ne media.
Askush nuk mund te mendoje se te gjithe do te komentojne njelloj dhe e drejta e mendimit te lire dhe opinoneve te ndryshme eshte e shenjte ne demokraci.
Ligji anti-nënë dhe anti- babë eshte nje turp kombetar, qe nuk do ti sjelle asnje te mire familjes shqiptare dhe shoqerise perveç demeve te pallogaritshme.
Ndaj Kos leri menjane preferencat personale te Gonzatos dhe merru me 11 majin dhe shkaterrimin e shtetit ligjor, qe ka rene me 50 vende poshte dhe Shqiperia eshte me indeksin me mizerabel ne gjithe Ballkanin per zbatimin e ligjit.
Kos merru edhe me parate e vjedhura te IPARD per bujqesine apo edhe ato jane pjese e "progresit" imagjinar?
Europa e bashkuar nuk ben pjese te vetes nje narkoshtet pavarsisht opinoneve te blera permes diplomacise sorrosiane te havjarit ne favor te qeverise se Rames, e cila në 90% te saj eshte me nje mal me dosje per miliarda euro te grabitura prej saj.
Shqiperia pret nga Europa presion per zgjedhje te lira, zbatimin e ligjit dhe eliminimin e korrupsionit e markotrafikut qeveritar, ndersa bisedat per preferencat e vecanta te nje ambasadori nuk jane fare, po fare fare halli i shqiptareve.
Sorrosizmi qe lidh fort Kosin dhe i Ramen ndaj axhendave Woke jane nje destruktim politiko social, qe vetem rrenon Shqiperine dhe te ardhmen e saj Europiane.