Noka: Ndërsa SHBA-ja njeh vetëm dy gjini, Rilindja Sorosiste e Shqipërisë rrënoi familjen

Deputeti i PD, Flamur Noka, në një postim në rrjetet sociale shkruan se ndërkohë që Rilindja Sorosiste e Shqipërisë, me orientimin e Aleksit dhe veglave të tij në Tiranë, votonte për të shpërbërë familjen shqiptare, Gjykata Supreme e SHBA-së konfirmoi se ekzistojnë vetëm dy gjini.

LEXO EDHE: ‘Ka vetëm dy gjini’/ Gjykata Supreme lejon politikën e Trump për shënimin e seksit në pasaporta

Sipas Nokës, dje, sekti i pamoral i Rilindjes vendosi të zbatojë planin e rrënimit të institucionit të familjes.

Deputeti shprehet se turp është për ata që ngritën kartonin 🟩 dhe po ashtu për ata që heshtin përpara kësaj veprimi që ai e konsideron një “mynxyre”.

LEXO EDHE: Opozita kundër/ Socialistët miratojnë ligjin 'Woke' të Soros

Postimi i tij vjen si një apel për mbrojtjen e vlerave tradicionale të familjes dhe një kritikë e ashpër ndaj qeverisjes aktuale.

Postimi i plotë:

Ndërkohë që Rilindja Sorosiste e Shqipërisë, me orientimin e vetë Aleksit dhe veglave të tij në #Tiranë, votonte për të shpërbërë familjen #shqiptare, në #SHBA, në busullën e orientimit të Botës së Lirë, Gjykata Supreme vendosi se KA VETËM DY GJINI.

Dje, sekti i pamoral i Rilindjes vendosi në zbatim planin e rrënimit të institucionit të familjes. Turp kush ngriti kartonin [🟩] dhe turp kush hesht përpara kësaj mynxyre!