Skandali/ Thellohen përplasjet mes Myftinisë dhe Bashkisë Shkodër: S’ka punime në truallin e vakëfit të Xhamisë Parrucë (FOTO)

Teksa një ditë më parë me urdhër të kryebashkiakut Benet Beci Policia Bashkiake hoqi tabelën me thënien profetike në hyrje të xhamisë ‘Ebu Bekër’, tensionet mes Myftinisë Shkodër dhe Bashkisë duket se janë rindezur më shumë.

Menjeherë pasi Bashkia ka hequr tabelën, Myftinia përmes një deklarate me shkrim për mediat, ka njoftuar ndalimin e punimeve të projektit të Bashkisë Shkodër, të cilat po zhvilloheshin në truallin vakëf të saj, pranë Xhamisë Parrucë!

Tashmë mbetet për t'u parë si do të vijojë aksioni i Myftinisë Shkodër pas përplasjeve të fundit, që nisen për ndërtimin e kullës në qendër të qytetit dhe vijuan me heqjen e një tabele të enjten e 6 nëntorit, e cila mbante thënie profetike për grabitjen e pronës.

LEXO EDHE: Skandal/ Benet Beci në gjurmët e etërve, heq thënien profetike pranë xhamisë 'Ebu Bekër'

NJOFTIM PËR MEDIAN

Myftinia Shkodër njofton se ndalon vazhdimin e punimeve të projektit të Bashkisë Shkodër, të cilat po zhvilloheshin në truallin vakëf të saj, pranë Xhamisë Parrucë!

MYFTINIA SHKODËR