'Qeveria ndërton kulla, qytetarët jetojnë me qira', Guxholli: Krimi i organizuar ka mbajtur në këmbë tregun e pasurive të paluajtshme
Në një kohë kur çdo çift i ri përballet me sfidën e madhe të sigurimit të një banese, Banka e Shqipërisë ka marrë një vendim që e vështirëson më tej këtë proces. Ashpërsimi i kushteve të kreditimit ka ngjallur një debat të gjerë mbi arsyet dhe pasojat e kësaj lëvizjeje.
Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli nga studioja e 'Kafe Shqeto' në Syri TV shpjegon se ky vendim nuk është i rastësishëm, por një reagim i detyruar ndaj realiteteve shqetësuese të ekonomisë shqiptare.
Sipas saj, banka qendrore po përpiqet të kontrollojë rreziqet që vijnë nga një sektor ndërtimi i 'infektuar' nga paraja informale dhe aktivitete të paligjshme.
Ajo thekson se shumica e lëvizjeve në tregun imobiliar nuk vijnë nga kreditë për familjet e zakonshme, por nga prurjet e mëdha të parave me origjinë të dyshimtë, të cilat kanë mbajtur artificialisht të lulëzuar sektorin dhe kanë rritur çmimet në nivele të papërballueshme.
LEXO EDHE: Shtohen vështirësitë për familjet e reja: S’ka më kredi për shtëpi 100%
Kjo masë, ndonëse synon të mbrojë sistemin financiar, në praktikë penalizon qytetarët e ndershëm që kërkojnë të blejnë shtëpinë e tyre të parë.
Pjesë nga deklarata:
"Në fakt, Banka e Shqipërisë është një institucion i pavarur që merr dhe dhe mbështet...
Pra, duke qenë një institucion, ose si të thuash, një nga shtyllat e zhvillimeve makroekonomike, sepse merret me politikat monetare. Tashti Banka e Shqipërisë, duke parë zhvillimet ekonomike, ndërmerr ose përdor instrumenta dhe vendime për të orientuar ekonominë në një rrugë të qëndrueshme.
Unë them që Banka e Shqipërisë dha orientim për të për t'u forcuar dhënia e kredisë, sepse pa zhvillimet ekonomike.
Tashi këtu fillon problemi. Duke qenë se ekonomia jonë është një një ekonomi me përqindje të madhe informaliteti, duke qenë se në ekonominë tonë vepron krimi i organizuar që bën dhe pastrimin e parave, duke parë dhe eksperiencat e krizave të mëparshme, detyrohet të reagojë.
Pra, në këtë rast janë pikërisht zhvillimet në jetën reale, në ekonominë reale që detyrojnë të hysh në këto mekanizma.
Në qoftë se kujtojmë flluskat në Amerikë, të viteve 2008, atëherë menjëherë përmendemi dhe themi, u shiko se erdhi në fushën e pasurive të paluajshme.
Por ka një ndryshim të madh. Atje erdhi kriza në fushën e pasurive të paluajshme sepse ishte një kredidhënie e nxituar, e pabazuar dhe e nxitur nga përfitimet si bankë dhe personale e bankave të nivelit të dytë.
LEXO EDHE: Rritja e çimeve të qirave dhe shtijes së pronave po kërcënon Sigurinë Kombëtare
Dhe mirëpo në Shqipëri kjo ka filluar të ndodhi po jo në ato përmasa si në Amerikë. Shumica e pasurive të paluajshme qarkullojnë dhe lëvizin si rezultat i futjes, i prurjes së madhe të parasë ilegale nga droga, nga korrupsioni dhe nga krimi.
Prandaj nuk janë shitjet apo si të thuash, lëvizjet e mëdhaja në pasuri të paluajshme si rezultat i kredive që jepen për ata njerëz të cilët nuk kanë një punë të qëndrueshme, nuk kanë pagë të madhe e tjerë e tjerë.
Por këtu është paraja e pistë e cila ka mbajtur kaq të lulëzuar sektorin e ndërtimeve.
Prandaj masat që janë marrë, si duket, i kanë bërë të shohin një lëvizje dhe në drejtim të kredive, mirëpo këto kredi që merren nuk mbështeten dot në të ardhura të qëndrueshme, sepse pagat tona janë të ulëta, më të ultat në Evropë dhe në rajon, sepse punët nuk janë të qëndrueshme, sepse emigracioni është i madh dhe ata që mund të kontribuojnë për të blerë shtëpi largohen e tjerë e tjerë.
Prandaj në këtë rast nuk e shigjetova shumë bankën, por shigjetova ekonominë dhe që të mundësohet procesi i shëndetshëm ekonomik dhe financiar është ose duhen ndërhyrje të qeverisë në shumë drejtime për të, të ndalojë paranë e pistë, të krijojë një ekonomi produktive, prodhuese, që të mundësojë punësimin dhe të mundësojë paga dinjitoze të vazhdueshme, të qëndrueshme për një kohë të gjatë e tjerë e tjerë".