Momente paniku në Shtëpinë e Bardhë, zyrtari humb ndjenjat në Zyrën Ovale ku ishte dhe Trump (VIDEO)

Moment paniku në Zyrën Ovale përpara presidentit Trump. Një përfaqësues i një kompanie farmaceutike u rrëzua pa ndjenja gjatë një konference për shtyp, ku po njoftohej ulja e çmimeve të ilaçeve kundër obezitetit.

Zyrtari, që ndodhej pas David Ricks, drejtorit ekzekutiv të kompanisë Lilly, i cili po shpjegonte masën, u ndihmua menjëherë, nga dy persona pranë tij përpara se të binte në dysheme.

Karoline Leavitt, nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, tha se zyrtari tani është mirë.

Presidenti Trump ishte ulur përballë tij në tryezën Resolute, ndërsa Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, nxitoi për ta ndihmuar.

Gazetarët dhe fotografët që mbulonin ngjarjen u nxorën menjëherë nga dhoma, ndërsa personeli mjekësor i Shtëpisë së Bardhë ndërhyri për të dhënë ndihmën e parë.