Rritja e çimeve të qirave dhe shtijes së pronave po kërcënon Sigurinë Kombëtare
Nga Julian Hoxhaj
Një ditë më parë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, në konferencën e përmuajshme për shtyp, deklaroi se rritja e Inflacionit në vend ka pasur si shkak kryesor rritjen e çmimit të qirave. Kjo deklaratë e Guvenratorit të Bankës së Shqipërisë lë të kuptohet, se rritja pa fre e çmimit të pronave, për shkak të pastrimit të parave, po cënon stabilitetin e mijëra familjeve shqiptare.
Ajo që është dhe më dramatike në këtë situatë, është fakti se sot në Tiranë janë mbi 60 mijë familje, çifte të reja, prindër me fëmijë të mitur me të ardhura minimale, që po kërcënohen çdo ditë nga pamundësia për të ndërtuar jetën në këtë vend. Kjo që po ndodh në Shqipëri është përtej shpopullimit, nuk nguroj ta them se është “gjenocid” i mirfilltë ndaj mijëra e mijëra qytetarëve shqiptarë, që po u “vritet” shpresa dhe e ardhmja për shkak të grykësisë dhe ligësisë së qeverisë për të çarë digën e parave të krimit dhe korrupsionit.
Deklarata e kreut të Bankës së Shqipërisë është alarmante, dhe vjen në të njëjtën ditë kur kreu i SPAK Altin Dumani, në një studio televizive, deklaronte se Krimi i Organizuar, por edhe paratë e Korrupsionit, po pastrohen në ndërtim dhe turizëm. Nga ana tjetër, situata bëhet dhe më e rëndë, kur në të njëjtën kohë, Kryeministri i vendit Edi Rama është kthyer në agjent imobiliar, që mesaduket nuk po e bën nga qejfi! Dumani tha se Tatimet Doganat dhe Institucionet tjera nuk kanë referuar në Spak asnjë rast të pastrimit të parav në ndërtim, çka do të thotë së kanë operuar si grup i strukturuar kriminal.
Spak me direktivë të DASH po zbërthen skemën, por nga ana tjetër qytetarët që janë zhvatur duhet të dalin në rrugë. Situata bëhet dhe më kriminale, kur mendon që vetëm Bashkia e Tiranës, ka mbledhur më shumë se 100 milionë euro nga taksa 3%, që ndërtuesit duhet të japin si kontribut për banesat sociale, dhe po kjo bashki ka shpërndarë gjithësej vetëm 30 apartamente për qytetarë që nuk kanë mundësi të blejnë prona apo të paguajnë qira.
Ndaj në këtë situatë, kërkohet me urgjencë një ndërhyrje, qoftë dhe brutale në treg, për të mos lejuar shkatërrimin e familjeve shqiptare nga abuzimi me çmimet e qirave apo shitjes së apartamenteve.
Duhet të sigurohet që:
1- Të subcencionet qiratë deri në atë masë sa familjeve të reja, studentëve, apo grupeve vurnerabël, çmimi i qirave nuk u cënon mbijetesën dhe nuk i privon nga sigurimi i plotësimit të nevojave bazike sipas konventave ndërkombëtare!
2- Duhet të garantohet subvencionim direk financiar (jo ineres) deri në 30 mijë euro për familje të reja me 1 apo 2 fëmijë, që të blejnë një apartament për të vijuar jetesën në këtë vend.
3- Duhet të ndërtohen urgjentisht pallate dhe të shpërndahen banesa sociale, sikundër ka çdo vend i Europës me çmime simbolike për të pamundurit!
4- Duhet që shteti të kryejë rivlerësim real të pronave dhe të përjashtojë spekulantët nga rritja abuzive e çmimit të pronave!
5- Duhet të gjenden mekanizma për të lehësuar barrën fiskale që vjen si pasojë e qirave apo blerjes së apartamenteve.
6- Duhet të stimulohen ndërtuesit, që ofrojnë mundësi që të rinjtë dhe familjet e reja, të blejnë prona me çmime normale tregu!