Ligji i Sorosit për shkatërrimin e familjes/ Kos reagon pas deklaratave të Berishës ndaj Gonzatos
Komisionerja e BE për Zgjerimin Marta Kos, reagoi pas deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, i cili iu drejtua hapur ambasadorit të BE, Gonzatos në lidhje me ligjin për barazinë gjinore që po diskutohet në Parlament.
‘Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë thelbësore e legjislacionit të Bashkimit Evropian’, shkruan Kos në X.
Kujtojmë se ditën e sotme, lideri i opozitës, Sali Berisha iu drejtua Gonzatos duke i thënë se “ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por përpjekjet tua për t’i imponuar shoqërisë shqiptare standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, të gjinisë në diversitet të gjerë, përveç asaj binare, dhe i them këtu, edhe në statusin tënd je binar”.
Projektligji që kërkon të miratojë Rama nuk ka lidhje me direktivat e BE, por është plotësisht në përputhje me axhendën Woke të Soros, këtë gjë i tha Berisha ambasadorit të BE.
Por duket se Marta Kos reagon sipas asaj që i ka thënë Taulant Balla dhe Edi Rama.
Postimi në X:
Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë thelbësore e legjislacionit të Bashkimit Evropian.
Përshtatja me to është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE.
Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE-së në Shqipëri.
Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.