Protesta pro familjes, reagon Meta: Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili u rrëmbye nga policia dhe po mbahet në burg politik pa prova, ka reaguar në lidhje me protestën e Koalicionin Shqiptar Pro Familjes, që ka dalë kundër projektligjit për ‘Gjinitë’.

‘Përshëndetjet më të përzemërta për Koalicionin Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës që nuk fle për mbrojtjen e vlerave dhe shenjtërisë së familjes sepse një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë.

PRO FAMILJES!’, shkruan presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në Facebook.