Braçe kundër Ramës për aministinë fiskale 1 mld euro: Tatimet vënë gjobë 8.2 mln lekë për 15 kg gjizë e fikin GPS-sat për oligarkët

Deputeti socialist Erion Braçe, duke folur për gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit në raportin vjetor të vitit 2024, evidentoi se borxhi i akumuluar nga tatimet e dogana po rritet shumë më shpejt.

Shifrat miliona euro të borxhit tatimor dhe doganave evidentohet në një kohë kur ministria e Financave ka nxjerrë një pr/ligj në konsultim public që i hap rrugën praktikisht një prej aministive më të mëdha fiskale në historinë e Shqipërisë.  Bëhet fjalë për faljen potencialisht të rreth 1 miliardë eurove detyrime tatimore për bizneset që nuk janë treguar korrekte me pagesën e taksave.

Braçe tha se kemi të bëjmë me një problem shumë të madh duke evidentuar qartë dhe rastet e abuzimit në tatime dhe klientelizmit në dogana. Inspektorë të organeve tatimore që dalin jashtë sistemit të elektronik të inspektimit. Fikin kamerat, fikin GPS-in. Apo një gjobë prej 8.2 milionë lekësh të vjetra të vendosur ndaj një biznesi të vogël për moslëshim kuponi për 15 kg gjizë.

"Në krahun tjetër, shqetësim shumë i madh është ligjshmëria në fushën e të ardhurave. Dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit për disa vite rresht sjell në vëmendje dy elementë shumë të rëndësishëm.  

E para mbi të gjitha, klientelizmin që funksionon ende në dogana, veçanërisht në vlerësimin apo në metodat për vlerësimin e transaksioneve. Dhe ky është një problem shumë i madh sepse nuk, sjell thjesht dhe vetëm evazion fiskal, por mbi të gjitha, cënon edhe konkurrueshmërinë e operatorëve në treg, duke favorizuar disa e duke diskriminuar e nxjerrë edhe nga tregu disa të tjerë.
 E njëjta gjë vlen edhe për tatimet. Si gjetje e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por ajo që vjen në evidencë ka të bëjë me borxhin, sepse do të kemi një ligj pas disa ditësh këtu e që do ta diskutojmë. 

 Kontrolli i Lartë i Shtetit sjell në vëmendje faktin që borxhi, borxhi i akumuluar po rritet shumë më shpejt sesa masa e arkëtimit të këtij borxhi në harkun e një viti.

Dhe ky është një shqetësim shumë i madh. Por ama më i madh bëhet shqetësimi kur inspektorët e organeve tatimore dalin jashtë sistemit të elektronik të inspektimit. Fikin kamerat, fikin GPS-in e kështu me radhë dhe kjo evidentohet shumë qartë në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ky është një problem shumë i madh. 

...

Një biznes, në Tiranë, në periferi të saj, do e lexoj se më ka bërë shumë përshtypje: në momentin e kontrollit rezulton se nuk lëshon faturë tatimore për gjizë në shqip, në shifrën 229 lekë për njësi, në sasinë 15 kilogramë. Dhe gjoba është 822 mijë lekë të reja, ose 8,2 milionë lekë të vjetra. E kjo vetëm për 15 kile njomëz apo gjizë”, u shpreh Braçe, duke publikuar nga foltorja e Kuvendit dokumentin e raportit, të cilin e lexoi para ligjvënësve në sallë"

Çfarë raportoi KLSH?

Në fushën e të ardhurave, realizimi total paraqitet nën plan, kryesisht për shkak të mosrealizimit të të ardhurave doganore dhe granteve, ndërkohë që në raportimin e tyre vijojnë të përfshihen arkëtime për parapagime të palidhura me një detyrim tatimor apo ë dhe zëra të tjerë jo tatimorë, në saktësinë, krahasueshmërinë dhe analizën e realizimit të treguesve fiskal.

Gjithashtu, në planin e të ardhurave nuk rezulton të jenë marrë në konsideratë efektet nga arkëtime të borxhit tatimor dhe doganor, të cilat pavarësisht pagesave të kryera gjatë vitit, respektivisht shfaqin një rritje vjetore prej 7.4 miliardë lekë për borxhin tatimor dhe rreth 1 miliardë lekë për borxhin doganor.

Drafti

Projektligj i propozuar nga Ministria e Financave i hap rrugën praktikisht një prej aministive më të mëdha fiskale në historinë e Shqipërisë. Drafti, i hedhur për konsultim me grupet e interesit fal totalisht detyrimet tatimore të krijuara përpara dhjetorit 2014, duke përfshirë detyrimin, gjobat dhe kamatvonesat, përveç kontributeve të sigurimeve.

Drafti, i hedhur për konsultim me grupet e interesit fal totalisht detyrimet tatimore të krijuara përpara dhjetorit 2014, duke përfshirë detyrimin, gjobat dhe kamatvonesat, përveç kontributeve të sigurimeve.

Abuzimi me rimbursimin e ilaçeve

Një tjetër problematikë e ngritur nga deputeti socialist është dhe abuzimi me sistemin e rimbursueshëm të ilaçeve.

"Natyrisht që gjetjet e Kontrollit të Lartë të Shtetit janë të rëndësishme sa i takon FSDKSH-së, një institucion që unë mendoj i ka ardhur koha të shëmbet dhe të ndërtohet nga e para. Gjetja e Kontrollit të Lartë të Shtetit që gjatë vitit të audituar prej tyre janë paguar ilaçe të rimbursueshme për njerëz të vdekur është një element shumë i rëndësishëm që sjell në vëmendje që skema është korruptuar. Gjetja e Kontrollit të Lartë të Shtetit të një lidhjeje në këtë skemë midis mjekëve, duke përdorur pacientët, recetave të tyre, farmacive, depove farmaceutike për brende të caktuara të ilaçeve. Natyrisht që është një gjetje shumë e rëndësishme që sjell në vëmendje pikërisht faktin që skema është korruptuar, duke bërë të pavlerë politikën e rimbursimit të ilaçeve të rimbursueshme. Tani ka ardhur momenti që kjo politikë të ndryshojë. Dhe të ndryshojë në mënyrë thelbësore me qëllim që vërtet njerëzit që janë në nevojë të marrin ilaçe të rimbursuara 100%, dhe natyrisht, ata që korruptojnë skemën mos jenë më pjesë e saj. Fjala bie, fjala bie. Në komisionin e ekonomisë solla një shembull të një depoje, pronarit të një depoje farmaceutike që hyn në burg dhe sa herë del nga burgu shton biznesin e tij. Operon përsëri në të njëjtin sektor, brenda skemës së ilaçeve të rimbursueshme.

Dy ditë më përpara i njëjti person u vu nën hetim, u arrestuan një mal me njerëz nga FSDKSH-ja ose u vunë nën masa sigurie një mal me njerëz nga FSDKSH-ja, po edhe nga biznesi privat, por kësaj radhe me një ndryshim të vogël. U arrestua administratori. Në fakt, paratë i merr pronari. Tani mos ka ardhur koha që ndryshimi i kësaj skeme të shoqërohet edhe me faktin apo me masën e përjashtimit nga kjo strukturë të këtyre kompanive që, që korruptojnë skemën dhe marrin paratë e atyre që janë vërtet realisht njerëz që duhet të përfitojmë nga politika jonë e rimbursimit 100% të barnave të domosdoshme për ta"