‘Ditë zie kombëtare’/ Thirrje për tjetër protestë në orën 19.00: Të bashkuar në mbrojtje të fëmijëve e familjes
Qytetarët rikthehen sërish në mbrëmje këtë të martë 6 nëntor, teksa Parlamenti do të diskutojë projektligjin për Barazinë Gjinore.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, koalicioni shqiptar pro familjes & jetës, u bën thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e tubimit dhe protestës, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore.
‘Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!’, thuhet në thirrjen për protestë.
Statusi
KOALICIONI SHQIPTAR PRO FAMILJES & JETËS ju fton në TUBIM PAQËSOR, SONTE NË ORËN 19:00, para Parlamentit Shqiptar te Rruga e Elbasanit, për të kundërshtuar kalimin e Projektligjit të Barazisë Gjinore! Të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të Fëmijëve, Familjes dhe Kombit!
PS: Nëse është e mundur, kodi i veshjes me të zeza, sepse është vërtet ditë zie kombëtare!
Ju lutem, ndajeni këtë postim me miqtë tuaj!