Dy vëllezër vriten nga dhëndri në Malishevë

Dy vëllezër janë vrarë të sot nga dhëndri i tyre në fshatin Golluboc të Malishevës, ka njoftuar Policia e Kosovës.  

I dyshuari, siç ka thënë Policia, është nga një fshat i Drenasit.

“Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin në fshatin Golluboc të Malishevës. Viktimat janë dy vëllezër, ndërsa i dyshuari dyshohet se është dhëndër i tyre, për momentin është në arrati. Policia është në kërkim të tyre”,  konfirmoi Lumni Graishta nga Policia në Gjakovë.

Graishta shtoi se motivi dyshohet të ketë qenë një sherr.