‘Zoti Balluku’/ Peleshi ngatërron Këlliçin, demokrati: E keni mendjen te ‘Palloshi’, s’keni faj!

Një lapsus i kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi ka shkaktuar të qeshura në sallën e Kuvendit pasi iu drejtua deputetit të PD-së, Belind Këlliçi, si Zoti Balluku, teksa i dha fjalën për procedurë.

“Për procedurë z. Balluku, Këlliçi! Ndjesë për lapsusin”, u shpreh kryeparlamentari, ndërsa deputetët shpërthyen në të qeshura.

“E di që e keni mendjen tek tuneli i Palloshit, skeni faj”, iu drejtua deputeti i PD-së.

Belind Këlliçi ironizoi duke thënë se zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për tunelin e Llogarasë, ka një meritë pasi, sipas tij, ka shpikur mikrotoponim të ri.

“Tuneli i Llogarasë nga sot quhet tuneli i Palloshit, ka meritë të madhe”, u shpreh ai.