'Plumbi i Artë'/ Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin para arrestimit: Nuk ke punë me fol jashtë

Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës për dosjen "Plumbi i Artë", ku para trupës gjykuese ka dhënë dëshminë e tij njëri prej të pandehurve, Agim Gini. Ai ka ofruar shpjegime të reja për vrasjen e Elvis Dedajt në vitin 2012 dhe të nënës së tij, Fatmira Dedaj, një vit më pas në Durrës.

Gjatë seancës, ka dhënë një dëshmi të rëndësishme edhe një mjek, i cili ka ndihmuar Nuredin Dumanin pas atentatit në kthesën e Cërrikut. Mjeku ka treguar se ishte thirrur për të ofruar ndihmën e tij mjekësore në një shtëpi në Fier, pas atentatit ndaj Dumanit. Sipas tij, një person i cili po çalonin e kishte shoqëruar në shtëpi dhe i kishte kërkuar që të mos fliste jashtë, duke e paralajmëruar të ishte i kujdesshëm.

“Më mori dikush, një numër në telefon më tha ka nevojë një njeri për mjekim në shtëpi, më shoqëroi një person që calonte më tha çfarë do shohësh këtu nuk ke punë me fol jashtë. Në banesë ishte dhe një vajzë, nuk asistova në ndihmë mjeksore por i thashë se duhet të operohej. Kur ika me marrë makinën tek spitali kam parë që më ndiqte një person nga mbrapa. Nuk mendova që ishte ai që flitej në televizor pasi nuk përputhej pamja”- është shprehur ai

LEXO EDHE: ‘Pas vrasjes së nënës së Elvis Dedjas, Festim Qoli u bë me Lincoln’/ Dëshmitari Agim Gjini: Një vajzë, shkak për hatërmbetje mes shokëve

Dëshmitari ka sqaruar se në banesë kishte qenë edhe një vajzë, por ai nuk ka asistuar me trajtim mjekësor, përveçse ka sugjeruar që Nuredini duhej të operohej menjëherë. Disa minuta më pas, kur po kthehej në spital për të marrë makinën, mjeku ka vënë re një person që po e ndiqte nga pas, por nuk ka mundur ta identifikojë menjëherë si atë që ishte pasqyruar në mediat për ngjarjen.