SYRI TV/ Komunitetet fetare kundër projektligjit për barazinë gjinore: Politika të respektojë kombin!
Ndërsa Parlamenti po diskuton nen për nen projektligjin për Barazinë Gjinore, komunitetet fetare në Shqipëri kanë shprehur edhe njëherë qëndrimin e tyre kundër.
Imzot Giovanni Peragine, arqipeshkëv i arqidioqezës Shkodër-Pult, tha se duhet të kemi kujdes që të mbajmë traditat tona dhe integrimi në Europë nuk do të thotë domosdoshmërisht, humbje të këtyre traditave.
Ai theksoi se populli shqiptar ka një traditë për vlerën e familjes, dhe është detyrë e jona të ruajmë identitetin tonë shqiptar.
Ndërsa, myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari, u shpreh se klasa politike duhet të respektojë tabanin e këtij kombi.
Deklaratat erdhën gjatë një takimi të zhvilluar në xhaminë e Plumbit në qytetin e Shkodrës, në kuadër të 35-vjetorit që riktheu lirinë e besimit në Shqipëri.