Fjalor rrugaçëror e kërcënues, Këlliçi kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi
Nënkryetari I grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi i kërkoi kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi të përjashtojë Taulant Ballën pasi kërcënoi, intimidoi dhe ofendoi deputetët e PD-së.
“Kreu i grupit parlamentar të PS fyu drejtëpërdrejtë deputetët e opozitës duke përdorur termin
‘Nuk jam si këta që lehin!’ apo ‘nuk jam si rraca e këtyre’. Kërcënoi deputetin Balliu. Duke i thënë ta tregoj unë ty, se ‘me ty merrem unë’. Ndërkohë intimidoi deputetë të tjerë duke i thënë mashtrues e gënjeshtarë.
Në emër të grupit kërkoj të merret masa për përjashtmin e deputetit Taulant Balla për fyerje të përsëritur ndaj deputetëve të opozitës.
Ndërpri seancën merr 10 minuta pushim, verifiko kamerat dhe verifiko qëndrimin që ka PD" tha ai.