‘Ligji për Brazinë Gjinore’/ Strazimiri: Do mbetet në analet e historisë së Kuvendit si ligji që shkel brutalisht Rregulloren

Ligjvënësi demokrat, Gent Strazimiri ka dhënë argumentin e tij për votën kundër në Parlament, për ligjin e Barazisë Gjinore.

Në fjalën e tij në seancën e kësaj të enjteje, Strazimiri u shprej se jo vetëm kalendari i punimeve, por edhe ligji për Barazinë Gjinore, është kaluar në komisionet parlamentare në shkelje të rëndë të procedurës që parashikon vetë Rregullorja.

Sipas deputetit të PD, miratimi i këtij ligji do të mbetet në analet e historisë së Kuvendi,t si ligji që shkel brutalisht Rregulloren.

Këtë kalendar e ligji për barazinë gjinore, është kaluar në shkelje të procedurës që parashikon Rregullorja që në komisione. Është bërë kërkesa për seancë dëgjimore për ligjin, u rrëzua neni 6 i rregullores me votën e mazhorancës.

S’është lejuar asnjë dokument, është  një ligj që ka shkelur çdo germë të Rregullores së Kuvendit.

Kjo do të mbetet në analet e historisë, in-tecioni pervers i këtij ligji dhe urgjenca për ta miratuar, duke shkelur brutalisht rregulloren e Kuvendit.