'Tuneli, prioritet për oligarkët'/ Dedaj: Belinda Balluku, nyja gardiane që lidh Ramën me aferën e ‘Llogarasë’
Hetimet e SPAK për veprën infrastrukturore të Tunelit të Llogarasë, një investim i qeverisë, nxjerr në pah abuzimet e mëdha që janë bërë me taksat e qytetarëve shqiptarë.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv, gazetari Reldar Dedaj shprehet se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për ‘Llogaranë’, është shkaku real pse ministrja, edhe pse e viktimizuar, ka qenë nën një presion të jashtëzakonshëm nga kreu i qeverisë për të çuar përpara projektin me çdo kusht.
Sipas Dedajt, Balluku nuk mund të hetohet e ndarë për këtë aferë korruptive të qeverisë, pa u vënë para përgjegjësisë ligjore, edhe kryeministri Edi Rama.
‘Krimi i organizuar, oligarkia, interesat gjeopolitike për të pasur, për të pasur akses politik te ky kryeministër, janë mbledhur pikërisht tek ajo. Ajo është nyja gordiane që e lidh kryeministrin dhe prandaj është i frikësuar’, thekson ndër të tjera Dedaj.
Çështja e tunelit të Llogarasë nuk është thjesht historia e një tenderi të manipuluar, por pasqyra e një sistemi ku grabitja e fondeve publike është kthyer në normë dhe ku përgjegjësia duket se ndalon gjithmonë para dyerve të zyrave më të larta të pushtetit.
Prandaj, prandaj kjo, por unë mendoj që kjo është ideja domethënë që lidhet dhe nuk mund të shkëputet Edi Rama. Pra në qoftë se ne e ndërtojmë gjithmonë tek Balluku, e cila edhe duke lexuar, unë aq fragmente sa lexova nga dosja, nuk e kam lexuar të gjithën të jemi i sinqertë, aq fragmente sa kam lexuar, ajo ishte një lloj në një presion të jashtëzakonshëm nga kryeministri për ta përfunduar, për ta përfunduar atë vepër sepse duhet të josheshin disa orekse që lidhen automatikisht me interesat e tij politike personale. Nuk flitet këtu për interes kombëtar, se kjo është gjysma tjetër e Madje është folur dhe për interesa antikombëtare në disa rrugë të tjera, në disa projekte të tjera. Po kjo është problemi, kjo është, është, e tha bukur dhe sindroma e kur studiohen killerat, cilat janë arsyet, si e kanë quajtur një killer vrasës serial. Pra e bëjmë një lloj analize të sindromës, goditjes psikologjike që ka marrë.
Thelbi është që këtu ka një interes personal i Edi Ramës për të manipuluar edhe për të pasur akses në gjeopolitikë, ndoshta duke e dhënë copa Shqipërie, duke e joshur sepse janë bërë disa vepra, po janë paguar veprat nga taksat e shqiptarëve. Pra është thjesht një interes personal i kryeministrit i cili nuk mund të pretendohet dhe nuk duhet fare në asnjë mënyrë për ta shkëputur nga kjo aferë korruptive dhe duhet të mbajë përgjegjësi. Balluku ka bërë një qëndresë të jashtëzakonshme dhe nuk është çudi që edhe ta marri edhe në shpulla kryeministrin për viktimizimin që i ka bërë.
Ose do ta marri me vete, pa diskutim sepse nuk ka rrugë tjetër, nuk mund të shkëputet kryeministri nga kjo aferë. Megjithatë ne duhet ta shohim në një, unë si gazetar e shoh, se unë nuk jam ekonomist dhe nuk jam as inxhinier. Si gazetar e shoh që vetë realisht kam qenë një ndër të parët ose nga të parët zëra që kam reaguar për tunelin e Llogarasë si aferë korruptive dhe ajo masakra që po ndodhte atje. Po ndodhte në të gjithë zonën e bregdetit sepse ishte një pastrim shumë i madh parash. Këtë e kisha parë në të gjitha raportet ndërkombëtare që flisnin për futjen e pastrimit të parasë në sektorin e turizmit. Kjo gjë ka ardhur, pra të gjitha këto mekanizma, krimi i organizuar, oligarkia, interesat gjeopolitike për të pasur, për të pasur akses politik te ky kryeministër, janë mbledhur pikërisht te ajo. Ajo është nyja gordiane që e lidh kryeministrin dhe prandaj është i frikësuar. Dhe nuk duhet...
Po pa diskutim, është ndoshta është një nga veprat e vetme korruptive që e ka kapur shah mat. 50 milionë euro janë rrufitur domethënë që duken dukshëm. Nuk mund të bëhet... E di çfarë do të thotë 50 milionë euro? Unë nuk e kuptoj se si po qëndron në këmbë kjo qeveri. Edhe në momentin, edhe në momentin që po flasim. Mendoj ka dy arsye. Pikë së pari nuk shoh një mobilizim aty ku duhej faktorit opozitar. Së treti kemi një largim të madh të popullsisë. Kemi një largim të shumë të madh të popullsisë dhe nuk ka një zë kritik dhe një zë i cili mund të mobilizojë masat për të krisur në një revoltë qytetare sepse në fund të fundit edhe qytetarët duhet ta kuptojnë, po vidhen para, po merren, po merren, po ju merren me zor paratë e tyre. Dhe kjo është kataklizma e kësaj afere. Po ju rrëmbehen paratë me dhunë qytetarëve shqiptarë për të joshur oreksin...
Po grabitje totale. Korrupsioni është sepse e kanë bërë qeveritarët të cilët duhet të mbronin taksat e qytetarëve, por kjo në raport me individin, me shqiptarin, kjo është marrje me zor e gjithë parave të tyre. Dhe prandaj kërkohet, kërkohet një mobilizim. Megjithatë opozita duhet të bëjë detyrën, duhet të vazhdojë të bëjë thirrje qytetarëve për t'u mobilizuar. Nuk duhet të ndalohet nga kompleksi që krijojnë pikërisht analistët e gjeopolitikës që dalin nëpër media duke e trajtuar opozitën vetëm si faktor administrativ. Jo, opozita duhet të marri rolin dhe peshën e saj për të qenë një faktor politik në shoqërinë shqiptare, një faktor shumë i rëndësishëm për të mobilizuar masat. Duhet të jetë primare e kësaj revolte. Nuk ka ndonjëherë shans tjetër për ta bërë këtë.
Kishte aksionin më të madh politik që nuk e kapitalizuan dot. Ka dhe një logjikë tjetër Bris, se në qoftë se kjo qeveri ka pasur si brand Shqipërinë e Ramës, Shqipërinë turistike, e vetmja gjë, e vetmja sukses që prekshin qytetarët shqiptarë ishte pak a shumë infrastruktura rrugore, pavarësisht çmimeve, mënyrën se si ishin ndërtuar. Se në qoftë se do marrim sektorët e tjerë, për shembull në Republikën e Shqipërisë, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, i ke zero. E vetmja gjë që prekshin qytetarët ishte infrastruktura rrugore. Për herë të parë ne shohim që kjo vepër, kjo infrastrukturë rrugore, investimi i madh në infrastrukturë u shemb si si pasojë, si pasojë e aferës, si pasojë e aferës korruptive që ka ndodhur të iniciuar, të kërcënuar direkt nga kryeministri Edi Rama dhe nuk duhet të tentojmë ta shkëpusim këtë individ.
Kjo ka rrëzuar, kjo rrëzon besueshmërinë. Kjo ka rrëzuar besueshmërinë, se ne u thotë, ja u hodha rrugën. Më fal, ti ke Elda Hotin, që parlamentin e kaluar, me atë çka deklaroi Bela Balluku nga pyetjet e Elda Hotit, vetëm nga ajo deklaratë që ka bërë, asaj do t'i viheshin prangat aty brenda, në sallë parlamenti, mos lodheshin më. Pra ti ke Thuman Kasharin, ti ke investigimet e tjera që janë bërë te Plugu për këtë gjë. Pra... Naftë iraniane dhe tigrat.