Skema e abuzimit me tunelin e Llogarasë/ Shehaj: Miliona euro vidhen me kompani fantazmë dhe letra të manipuluara!

Dosja e fundit e SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë ka ekspozuar edhe një herë atë që ekspertët e cilësojnë si një “modus operandi” të mirëfilltë të abuzimit me fondet publike në Shqipëri.

E ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ekspertja e ekonomisë zbërtheu detaje të rëndësishme nga dosja 45-faqëshe, duke treguar se si një skemë e përsëritur, e përdorur më parë në afera si ajo e inceneratorëve apo sterilizimit, është aplikuar edhe projektin madhor infrastrukturor, Tuneli i Llogarasë.

Sipas ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, thelbi i skemës qëndron në krijimin e një zinxhiri kompanish fiktive ose të sapokrijuara me kapital minimal, të cilat përdoren për të justifikuar kosto të fryra artificialisht.

“Një shërbim që kushton 5 lekë, tenderohet për 100 lekë, dhe diferenca justifikohet përmes këtyre kompanive guackë,” shpjegoi ajo.

Ky model, sipas saj, është një filozofi e ngulitur pas çdo kontrate të madhe koncesionare të qeverisë aktuale.

Sipas Shehajt, kjo aferë shkon përtej një vjedhjeje të thjeshtë financiare, pasi projekti i tunelit, nuk i shërben një prioriteti kombëtar apo zhvillimit të turizmit, por ka si qëllim primar rritjen e vlerës së pronave dhe resorteve që po ndërtohen në bregdet nga një grup i kufizuar oligarkësh të lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Po, që e fitoi bashkë me Net Group-in pra, me kompaninë që e kishte krijuar Vis Berberi, njësoj si 5D-ja pra. 5D-ja në bashki dhe kjo ishte 5D-ja brenda Ministrisë së Infrastrukturës. Po. Kështu që ajo që më bëri përshtypje ishte që dhe DST-të pra, dokumentet standarte të tenderit, pra kriteret e tenderit të tunelit të Llogarasë, ishin ndryshuar me një shkresë të këtij individi, i cili në shkresë citohej si drejtues projekti pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Këtu, përpos mënyrës se si e ka marrë, që këtu ne kemi një shtetas të huaj, që me sa duket na qenka dhe drejtor projekti në ministri, për të cilin do të duhet që gazetarët të kërkojnë më shumë informacion, mirë që bën kriteret e tenderit, por në fund fare merr dhe supervizimin e tenderit.

Moment tjetër shumë i rëndësishëm që e nxori edhe Plugu ishte pjesa e pagesave. Si janë bërë këto pagesa? Pra një kompani si ka lëshuar katër situacione pa leje ndërtimi? Në bazë të kujt projekti janë bërë ato ndërtime dhe kush i ka certifikuar ato situacione? Pra, i gjithë emisioni dje, po dhe dosja, sepse në dosje për shembull kishte emra shumë të rëndësishëm për të cilët ne nuk kemi dëgjuar akuzë. Ishte Ergyus Verdho dhe përmendej që ishte kryetar i KVO-së, që do të thotë si ishte e mundur që ai zotëri, pavarësisht se nuk ishte aktiv, ishte një njeri i thjeshtë i përdorur, me sa kuptoj nga dosja. Nuk ishte aktiv. Si ishte e mundur që ky individ nuk ka një akuzë për tunelin e Llogarasë? Ne dimë që ai ka komunikime akuzash për afera të tjera, në KESH edhe në institucione, në institucione të tjera që ai ka punuar, po si s'ka aty? Aty ishte një emër tjetër shumë i rëndësishëm, Arta Gurabardhi, që do të duhet që media të investigojë dhe më tepër në lidhje me këtë emër, familjarët e kësaj zonjës. A ka përfituar kjo kontrata me firmën e Belinda Ballukut? Pra, janë një sërë emrash, kompanish, zinxhirësh që kalojnë përtej dhe vetë aferës perse, që duket si një qokë që Edi Rama ja ka bërë presidentit turk. Kështu që, aty ishte një detaj shumë interesant te Plugu, që nuk e di nëse ju e keni vazhduar, por që sepse ka indicie, ka indicje dhe ishte kompania Lazo për shembull, që është një kompani e cila ka bërë të gjithë nënkontraktimin e spitalit Memorial dhe hynte në garë me Net Group-in.

Kjo më e shëmtuar pastaj. Gjeovjedhje, po, bravo Erlind, gjeovjedhje. Ëh, dëgjo, emisioni dje ishte pikërisht me vlerë sepse kalonte përtej kësaj. Pra, ai emision dje faktoi një zinxhir veprimesh pra që është një modus operandi që e kanë këta, si këta killerat, siç u kur bën ti psikologjinë që ke këto vrasësit serial, ti i jep edhe një, i bën edhe një profil, që ata kanë një mënyrë të njëjtë se si i kryejnë vrasjet. Dhe këta kanë një mënyrë të njëjtë se si i kryejnë vjedhjet. Prandaj unë t'i cilësova dhe t'i citova dhe t'i përmenda dhe më përpara, pra në të gjitha kontratat koncesionare apo në të gjithë tenderat që këta bëjnë, dhe unë kam vite që e them, që duhet parë zinxhiri i kompanive nënkontraktore, sepse mund të dali që këto kompani nënkontraktore janë përdorur edhe në procese të tjera shumë të rëndësishme në Shqipëri, siç është procesi i rindërtimit. Kështu që, duhet parë, ky zinxhir i kompanive sepse në këtë lloj forme, në këtë lloj forme prej vitesh, këto kompani tashmë përdorin këto zinxhira kompanish dhe në Shqipëri dy-tre duar janë që i kanë bërë të gjithë këto skema. Për shembull, skema e inceneratorëve, në 2016-ën.

Dëgjo, të them diçka. Për shembull, dosja e fundit që kam firmosur në detyrë, të cilën e kam cilësuar dosja e divës së jetës, e cila më pas u shpërbë, në 2016-ën ne nuk kishim shumë informacion në kuptimin për inceneratorët, pra ishte sa kishin filluar, sa ishin bërë kontratat dhe qëndronim, ishim akoma ende te Elbasani dhe te Fieri. Por ndërkohë ne zbuluam një skemë shumë të madhe evazioni, që kalonte dhe në kompani që përdoreshin në kompani kryesisht në kompani që ishin të regjistruara te drejtoria e VIP-ave. Me largimin nga detyra, sigurisht është dosja e fundit që unë kam firmosur dhe e kam firmosur enkas për mos ta lënë pas se nuk i dihej fatit, por fati u ditë në prokurori. Veç ajo që ndodhi ishte që këto kompani dhe kjo skemë që ne çuam dhe ajo u mbyll, u rihap më pas, ose u mbajt në fakt në kalendar, u rihap më pas sepse ato kompani ishin përdorur për skemën e inceneratorëve. Dhe kur të them që janë dy-tre duar në Shqipëri që bëjnë këtë gjë, unë e kam bindjen. Sigurisht, unë nuk kam aksesin në dokumente zyrtare apo nuk kam aksesin në libra shitje dhe blerje të këtyre kompanive, por për shkak të memories institucionale që kam dhe për shkak të asaj që ne arrijmë të shohim sot dhe çka ka dalë nga hetimet deri më tanishme, këta dy-tre koka të këtij vendi që i krijojnë këto skema vazhdojnë dhe unë besoj se një ndër këto skema është dhe ajo që keni zbuluar ju ju dje. Sigurisht kurioziteti edhe profesional qëndron, edhe unë me shumë kuriozitet do të futem sot të shoh detaje për këto kompani që keni nxjerrë ju dje, por që mendoj që kjo është metoda, metodologjia e këtyre killerave të fondeve publike që kemi ne sot në qeveri.

Dëgjo, për faj të opozitës. Ja u ke një opozitar, një njeri që ka justifikuar dhe ndihmuar opozitën pa fund, një njeri që ka menduar që nuk duhet bërë kurrë opozitë opozitës, por po ta them sot, po rri për faj të opozitës. Këtu nuk ka më justifikime. Sepse rrimë gjithë ditën dhe dëgjojmë jo po na dalin njerëzit, jo po s'na dalin njerëzit. Me 10 veta dil. Ditën e dytë bëj 20. Ditën e tretë bëj 30. Ne nuk kemi nevojë për deputetë që bëjnë statuse në Facebook-u, që kanë bërë zero aksion politik, që na dalin atje me fjali me politikisht korrekt, apo që rrinë në zyrat e tyre dhe fshihen pastaj thotë se djali i mirë ky se e njoh një çikë unë këtë, e njoh një çikë atë. Po mirë dhe për njohje njohim të gjithë ne, njoh dhe Edi Ramën unë. Kështu që kjo është për faj totalisht të opozitës. Pra lideri i opozitës duhet të ndalojë urgjent veten të parin, se nuk i kanë ndonjë borxh, ai ndonjë detyrim asaj opozitës se i ka bërë të gjithë deputetë atje, se janë 90% me lista të mbyllura.

Pra Sali Berisha ka kryer detyrën e vet karshi këtyre individëve dhe duhet të jenë këta individët sot që t'i dalin në krah Berishës edhe ne t'i jemi që t'i hedhim votën në krah. Kjo historia na dalin, s'na dalin njerëzit, apo shkojnë atje nëpër komisione dhe bëjnë pyetje dhe ato fjalime, jo ky ligji është në rregull, jo ky ligji nuk është në rregull. Jo, nuk bëhet kështu. Jo pra. Pra se siç ke Belindin apo Gaz Bardhin, dy zëra shumë të fortë që jo vetëm flasin po hedhin dhe firmat te ato kallëzimet që i bëjnë po vetë. Sepse në qoftë se mendojnë njerëzit që ka stafe të mëdha që punojnë, jo, nuk është ashtu. Janë dy deputetë që punojnë vetë. Dhe i njoh personalisht të dy, që ulen para kompjuterit dhe bëjnë ato kallëzime, pjesa tjetër, ata 48 të tjerët të lëvizin. Nuk mundet më të vazhdojë kjo histori. Ke 50 deputetë, ata 50 deputetë të kenë nga tre rob në shtëpi, u bën 150. Se kur të shohin populli dhe kur shohin njerëzit që këta e kanë seriozisht, do të dalin masivisht dhe aty. Sigurisht shqiptarët janë të lodhur. Sigurisht që janë të lodhur. Por ti duhet të vazhdosh të komunikosh dhe t'i japësh atyre shpresë sepse ne e dimë shumë-shumë mirë që Lulzim Basha e vrau institucionin e protestës. Por ti duhet të vazhdosh...

Çfarë ndodh? Nëse ne vazhdojmë i japim zë asaj, jo jo, do ta shpjegoj ku e kam logjikën. Nëse ne vazhdojmë dhe i japim zë një individi si ai djali, i bie të bësh pis gjithë opozitën. Po ta shohësh, po ta shohësh, vazhdimisht Rilindja dhe të gjitha gjeopolitikanët, analistë që ka Rilindja mbarë studio, këtë bëjnë, këtë thonë, janë të gjithë njësoj. Jo, nuk janë të gjithë njësoj. Por lideri i opozitës sot duhet ta ndajë shapin nga sheqeri. Pra nga ata 50 veta që ka atje në parlament, kush ka hallin se ka dikush u rri flet dot, të rri atje, po ta dinë, për burra të mirë mos na i bëjë e gra të mira mos t'i bëjë më askush.

Dhe Sali Berisha mos të marrë dhe koston për këta, se secili të marri kostot e veta. Dhe të dalin atje te njerëzit. Jo na vjen baza, jo s'na vjen baza, jo na vjen ky, s'na vjen ai. Po nuk vajtën nuk do të vijë askush. Kaq e thjeshtë është historia. Dhe është e kotë të vazhdojmë të merremi që pse s'dalin njerëzit, apo pse qëndron Edi Rama ende. Opozita duhet të jetë e përgjegjshme. Opozitën do ta kishe në çdo ambasadë sot ti. Te dera, ata deputetët duhet të çohen te dera e ambasadave të rrinë me atë letrën te dora dhe t'i thonë, kjo zonja bashkë me këtë zotërinë kanë vjedhur këtë, kanë vjedhur edhe këtë, kanë vjedhur edhe këtë. Ke parë ndonjëherë fuqinë e opozitës?

Po jo vetëm tigrat, po dhe në infrastrukturë. Pra janë shumë investigime që janë bërë. Pra nuk duhet kjo, sepse po të them edhe një gjë, edhe ai tuneli nuk është bërë kot. Po nuk është bërë për shqiptarët. Është bërë sepse në të gjithë bregdetin, ti ke miratimin e lejeve të ndërtimit jo për resorte turistike, pra siç e bëri Turqia që bën resorte gjigande me pesë yje që të akomodohen mijëra e mijëra turistë dhe të vijë turizëm, po ke për shitje real estate dhe ai tuneli të vetmen vlerë që jep, jep vlerën e atyre pronave, të cilat, të cilat ndërtohen nga kompani me 100 mijë lekë kapital, apo ku ta di unë, u arrestua ky i Alessios, u sekuestrua kompania Alessio, na çohet ekonomistja e Alessios, na hap kompani ndërtimi dhe merr kokërr leje, 24 sa e ka marrë, 34 mes Tiranës.

 Kështu që, dhe këto nuk i sheh SPAK-u e kupton? Dhe këtu vijmë te pyetja në fakt, më pëlqeu kjo, ky koment i fundit është edhe thelbi. Ka pasur një përpjekje gjithashtu gjatë kësaj jave monumentale nga ana e kryeministrit për ta përshkruar sistemin e drejtësisë si të pavarur nga ai, pasi u ekspozua si totalisht i varur nga ai. Nga Gjykata Kushtetuese deri tek SPAK-u, që e ka thirrur Belindën por ndërkohë po e trajton me doreza mëndafshi. Si duket sot SPAK-u në sytë e qytetarëve? Ka arritur më lart?

E ka dosja. Pra nuk është hetim kryesisht dhe të gjitha provat de fakto deri më tashmë, dhe në dijeninë time, Gaz Bardhi do nisë dhe të tjera, ëh, është nisur nga opozita. Por, përgjimet e kisha fjalën. Po. Përgjimet pastaj, dëgjo, ato dalin nga sekuestrimet, por mua, 80% e atyre përgjimeve që kanë dalë janë nul ë. Domethënë, edhe që t'i hidhen publikut ato përgjime, për shqyrtim, kjo është totalisht për mua e pavlerë. Për mua ka vlerë ajo shifra e sekuestrimeve apo konfiskimeve dhe ajo shifra sa realisht hyn më pas në buxhetin e shtetit. Se ne kemi parë në të gjitha hetimet janë, domethënë që ti të thuash me mburrje, kam sekuestruar, kam vënë sekuestro unë preventive dhe konservative 60 milionë euro në një vit, në një vend që pastrohen miliarda, kjo për mua është të tallesh.

Edhe ato pastaj firojnë me ca vendime gjykatash rrugëve dhe në fund fare dhe ato asetet i rimarrin po këta. Por tani çfarë të them? Sigurisht, ajo që ka bërë Dritan Prençi dhe është një prokuror që ne e kemi anatemuar shumë për shkak të inceneratorit të Tiranës, ajo që ka bërë Dritan Prençi është shumë e rëndësishme, sepse nëse të gjithë prokurorët e tjerë kanë vepruar mbi personazhe, politikanë, deputetë apo ministra të lëshuar nga Edi Rama, se mos harrojmë, sigurisht Edi Rama e sulmoi Erion Velinë tetë muaj rresht, derisa arriti i tërhoqi dhe Arbian Maznikun nga, nga, nga bashkia dhe e mori në qeveri, që do të thotë ishte sinjali që Edi Rama e kishte lëshuar Erion Velinë.

 Në këtë rast, Dritan Prençi, mos harrojmë, ka komunikuar akuzë, numri dy, por që në fakt nuk është numri dy, se nëse vjen dikush futet, shikon aktet në fletoren zyrtare, 80% të akteve pra të Këshillit të Ministrave, i ka firmosur kjo zonja. Që do të thotë, ne kemi aktualisht sot nën akuzë një kryeministër, pra një individ, zëvendëskryeministër, por që vepron dhe ka firmosur 80% të akteve si kryeministër i Shqipërisë. Dhe kur flasim si kryeministër i Shqipërisë, ti ke jo vetëm Këshillin e Ministrave pa këtë zonjë, është pjesë dhe Këshillit Kombëtar të Territorit ku miratohen të gjitha lejet. Dhe ndërkohë është dhe ministrja që ka në varësi infrastrukturën dhe energjetikën. Dy shtyllat kryesore mbi të cilën po veprohet në mënyrë barbare, mbi tokat bujqësore, për parqet fotovoltaike, pra që janë bizneset, ndërtimet e resorteve që janë bizneset ku kanë më shumë leverdi edhe këto struktura kriminale që e mbajnë në këmbë këtë sistem për të investuar paratë e tyre.

Është e rëndësishme që ne ta suportojmë Dritan Prençin sot, por është e rëndësishme që opozita të bëjë atë që folëm më parë apo dhe atë që do vazhdojë të bëjë Gaz Bardhi, që të gjitha provat de fakto, na pëlqen s'na pëlqen SPAK-u ne, duhet të jemi institucional dhe t'i çojmë atje ato prova. Kjo pjesa pastaj e përgjimeve që vendosen kështu nëpër dosje, me thënë të drejtën, unë nuk e di çfarë vlere kishte përgjimi, hajde këtu, ik atje, jo po ky tha kështu, jo po s'më pëlqen kjo viola. Këto janë përgjime që dhe për veprën penale për të cilën akuzohesh, janë pa lidhje me thelbin. Jo, nxorën diçka, nxorën diçka tjetër. Duhet të stopojmë këtë për mua. Nxorën diçka tjetër, ato nxorën pikë së pari me kë kemi të bëjmë vërtet. Ne të paktën nuk duhet të kemi frikë fare edhe nga përgjimet sepse duke thënë stopojmë do të thotë që kemi njerëz nga opozita që janë brenda atyre përgjimeve. Kjo nuk duhet të na frikësojë fare.