Arrestimi politik/ Meta kërkesë Apelit të GJKKO për ndryshim mase, ja kur mbahet seanca

Apeli i Posaçëm i GJKKO, do të shqyrtojë më 11 nëntor, kërkesën e Ilir Metës për shuarjen e masës së sigurisë të ‘arrestit në burg’.

Presidenti i Partisë së Lirisë, prej kohësh ka bërë disa herë kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë, duke qenë se dhe afati për qëndrim në paraburgim i ka mbaruar.

Tashmë prej një viti, ish Presidenti i Republikës, Ilir Meta qëndron në burg.

Një ditë më parë, më 5 nëntor, Gjykata Kushtetuese vendosi të kalojë në seancë plenare, kërkesën e Ilir Metës për shpalljen e pavlefshmërisë së arrestimit, duke theksuar se janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese.

Mbledhja e gjyqtarëve kushtetues është mbajtur me dyer të mbyllura, dhe vendimi për kalimin në seancë plenare është marrë pa praninë e  mediave.