Simone Biles zbulon ndryshimet estetike: Kam bërë tri ndërhyrje plastike
Simone Biles, një nga sportistet më të suksesshme në historinë e gjimnastikës, ka pranuar hapur se i është nënshtruar tri ndërhyrjeve estetike. Fituesja e 11 medaljeve olimpike dhe 23 titujve botërorë tha me sinqeritet: “Kam bërë tri operacione plastike. Dy prej tyre nuk do t’i kishit marrë me mend kurrë”.
‘Ylli’ amerikan shpjegoi se ka kryer një ndërhyrje për zmadhimin e gjoksit, si dhe dy operacione të tjera më të vogla për të korrigjuar qeskat poshtë syve dhe për të rregulluar llapët e veshëve.
Deklarata e Biles, e bërë gjatë një interviste për mediat amerikane, ka tërhequr vëmendjen e publikut për mënyrën e hapur me të cilën ajo foli për temën, shpesh të ndjeshme në botën e sportit. Atletja 28-vjeçare theksoi se vendimi për t’iu nënshtruar operacioneve ishte personal dhe se ndihet më e sigurt me veten pas këtyre ndryshimeve.