Dumani merr shembull Ramën: Mandat 3 vjet është pak, duhet të paktën 4-5 se kam vizion…
Kur kreu i SPAK, Altin Dumani, ka përsëritur dëshirën e tij të kahershme për të ndenjur gjatë në pushtet, mesa duket i pëlqen logjika e Edi Ramës.
3 vjetë është “kohën e mjaftueshme” në krye të institucioneve,- është shprehur ai.
Duket se matjen e ka me standarde të veçanta: tri vjet janë thjesht një provë, një shije e vogël për të përjetuar pushtetin, ndërsa vizioni i madh kërkon katër apo pesë vjet për t’u shijuar plotësisht. Edhe pse mandati i tij mbyllet në fillim të dhjetorit, duket se kreut aktual të SPAK do t’i mbetet fiksim që nuk do jetë më në krye të asaj strukture për t’i shërbyer vizionit të Ramë, gjë të cilën e ka treguar me zell këto 3 vite.
Në intervistën e tij për “Trialog” në RTSH, Dumani i siguron publikut se mandati i tij 3-vjeçar është “shumë i shkurtër” për të zbatuar plotësisht objektivat, por nuk ka nevojë për rizgjedhje – sepse një mandat është “i mjaftueshëm”, por të jetë më i gjatë se 3 vite.
Dhe ndërsa mendon për të ardhmen e prokurorëve të SPAK, duket se më shumë se ligjet e kushtetuta, ai shqetësohet për atë që mund të quhet “stafi i duhuri në vendin e duhur” në kohën e duhur.
Qëndrimi i Dumanit: “Për mendimin tim është e drejtë që Kushtetuta përcakton se nuk duhet të ketë rizgjedhje. Por do të kisha dëshirë që mandati të ishte 4 ose 5 vjeçar, pa të drejtë rizgjedhje. Mandati 3-vjeçar është një kohë shumë e shkurtër. Mandati më i gjatë jep më shumë mundësi të zbatohet vizioni dhe objektivat.”
Ai shtoi se personalisht nuk ka kërkuar as publikisht, as shkresërisht mundësinë e rikandidimit, pasi vlerëson se “një mandat është i mjaftueshëm” për të kryer detyrën.
Shqetësimi për prokurorët
Një shqetësim tjetër i ngritur nga kreu i SPAK lidhet me fatin e 11 prokurorëve të institucionit, të cilëve u mbaron mandati në vitin 2028.
“E kam ngritur edhe në Kuvend problemin e mbarimit të mandatit të 11 prokurorëve në 2028. Ata kanë investuar në 9 vite për ngritjen e këtij institucioni. Nuk kemi luksin që t’i largojmë nga prokuroria e posaçme,” paralajmëroi Dumani.
Ai shpjegoi se ligji parashikon kthimin e tyre në vendin e mëparshëm të punës (siç do të kthehet ai vetë në Prokurorinë e Apelit Tiranë), por theksoi rëndësinë e mbajtjes së ekspertizës së tyre në SPAK.