Ramës po i rrëshket dheu nën këmbë, përpiqet të mbajë nën zab vartësit dhe partinë: Bëhuni gati për…

 

Skandalet korruptive, degradimi dhe dalja e vartësve jashtë kontrollit ka bërë që kryeministri Edi Rama të përdorë mjete frike për t’i mbajtur bashkë, duke i vënë nën presionin e zgjedhjeve në çdo kohë.

Mbledhja në selinë e Partisë Socialiste me deputetët dhe shtabin elektoral të qarkut të Tiranës, ka mbaruar.

Sipas burimeve të gazetares së SYRI-t, Ambrozia Meta nga selia rozë, mësohet se Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për aferën e tunelit të Llogarasë, ka dalë nga dalja e pasme e godinës së PS-së.

‘Do vazhdojmë takimet për të qënë gati për zgjedhje në çdo kohë’, mësohet se është thënë në këtë mbledhje nga Rama.