'Familja na thërret!'/ Berisha fton shqiptarët në tubim paqësor kundër ligjit 'anti-familje'

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një thirrje publike për një tubim paqësor përpara Parlamentit të Shqipërisë mëngjesin e nesërm, në orën 09:30.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha fton qytetarët të marrin pjesë në protestë për të kundërshtuar, siç e cilëson ai, “projektligjin antikombëtar, antifamilje dhe antifëmijë – projektligjin për barazinë gjinore”, që pritet të kalojë për votim në Kuvend.

'Familja na thërret!', shkruan Berisha. 

Kjo nismë ligjore është kundërshtuar nga të gjitha grupet e interesit, si dhe nga Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, duke e quajtur një krim kundër traditës shqiptare dhe nocioneve burrë-grua. 

Tubimi është paralajmëruar të zhvillohet në mënyrë paqësore përpara godinës së Kuvendit të Shqipërisë, në të njëjtën kohë kur pritet të nisë seanca parlamentare e së enjtes.