Parlamenti bullgar ngre komision hetimor për Sorosin dhe birin e tij

Parlamenti bullgar votoi të mërkurën për të ngritur një komision hetimor për të hetuar ndërhyrjet dhe ndikimin e OJQ-ve dhe kompanive të miliarderit majtist, George Soros dhe birit të tij, Alexander.

Lëvizja u iniciua nga partia Fillimi i Ri e Delyan Peevski.

Ky i fundit ka deklaruar disa herë se Soros dhe i biri po ndikojnë për të zëvendësuar vlerat në këtë vend me ideologjinë gjinore.

Qëllimi i komisionit parlamentar është të përcaktojë “lidhjet e Sorosit me partitë politike, magjistratët, institucionet arsimore, median, strukturat e biznesit dhe autoritetet shtetërore”.

Për këtë qëllim, komisioni do të mbledhë dhe analizojë dokumente, do marrë në pyetje shërbimet bullgare dhe drejtuesit e institucioneve.

Fondacionet e Sorosit veprojnë në Bullgari që në vitin 1990, menjëherë pas rënies së komunizmit.