Andi Tela: Tenderi i tunelit të Llogarasë ishte i paracaktuar, kompania fituese kishte 10 shkelje kriteresh
Gazetari Andi Tela ka ngritur dyshime të forta për mënyrën se si është zhvilluar tenderi i tunelit të Llogarasë, duke theksuar se barazia në garë është shkelur hapur. I ftuar në ‘Task-Forcë’, në Syri TV, Tela tha se kompania turke që fitoi tenderin kishte 10 shkelje të kritereve, ndërkohë që firmat e tjera të skualifikuara kishin vetëm një ose dy.
Ai kujtoi se edhe në tetor të vitit 2021, deputetët demokratë Arbi Agalliu dhe Bujar Leskaj kishin akuzuar ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për paracaktim të tenderit, duke e lidhur atë me pronarët e kompanisë fituese.
Tela shtoi se dokumentet e dosjes tregojnë qartë favorizimin e kompanisë turke, ndërsa hetimi duhet të zbulojë ku kanë përfunduar paratë dhe kush ka përfituar prej tyre. Sipas Telës, “këtu nuk kemi më vetëm shkelje të barazisë në tender, por një mekanizëm të plotë abuzimi dhe korrupsioni”.
Andi Tela: Që pasi është përfunduar tenderi, diku në tetor, në parlament është diskutuar për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe dy deputetë të PD-së, Arbi Agalliu dhe Bujar Leskaj, kanë debatuar me ministren me idenë që ju këtë tenderin e keni paracaktuar, sepse ju jeni në foto me pronarët e kompanisë, keni qenë në Turqi e të tjera e të tjera. Kështu që kjo, mënyra se si e keni bërë ju tenderin është e paracaktuar dhe e keni caktuar se kush do ta merrte dhe po abuzonim. Nga tetori i 2021-it deri më sot që ne pamë dosjen, kanë kaluar katër vite. Nëse do të shohësh dosjen dhe i heq fare këto përgjimet. Pra dialogjet Balluku-Ahmetaj, i heqim fare. Në dosje konstaton që prokurorët, OPGJ-të, kanë marrë, kanë hapur letrat dhe kanë konstatuar që në këtë tender, që është fituar nga turqit, kompania që ka fituar ka nja 10 shkelje mosplotësimi i kriteresh. Pra, nëse kompanitë e tjera që i s’kualifikuan kishin një apo dy shkelje të kritereve, kjo kishte 10 shkelje. Pra, kjo është shkelja e barazisë në tendera. Kaq, këtu ngelemi. Këtu u shkel barazia në tendera. Ja kanë dhënë një kompanie e cila kishte 10 kritere të shkelura dhe nuk i plotësonte. Tani ne na shtohet dialogu i këtyre personave. Kjo e bën fabulën më interesante. Pra ne këtu arrijmë të kuptojmë se si ka funksionuar gjëja. Pra nuk kemi më një shkelje të barazisë së tenderit. Atë e ndajmë vetë.
Marrim pjesën tjetër. Pra, ministrja, drejtori i rrugëve, drejtori i emëruar prej saj, rrugët dhe çfarë ka ndodhur ndoshta mes saj dhe kryeministrit, që ne nuk e kemi. Pra nuk e kemi telefonin e saj. Dhe telefonin e saj s'mund ta kemi sepse që të marrim telefonin e saj apo të kemi akses, prokuroria të ketë akses duhet të kërkojë leje në parlament për të marrë. Kështu që diskutimi është çfarë ka ndodhur përtej, jo më te tenderi. Ku është korrupsioni, ku kanë shkuar paratë, përse janë përdorur paratë, kush i ka marrë këto para. Ky është gjithë diskutimi.