Komisioneri që kërkonte reformë në drejtësi për Shqipërinë, akuzohet për pastrim parash
Didier Reynders, ish-komisioneri europian i cili ushtronte presion për zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, është vënë nën akuzë formale nga prokuroria belge për pastrim parash.
Lajmi, i cili u bë publik nga media belge “Le Soir”, hedh një hije të rëndë dyshimi mbi njërin prej zyrtarëve që ka lobuar fuqishëm që sistemi shqiptar i drejtësisë të ishte në përputhje me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut.
Në hapje të emisionit Task Force në SYRI TV, moderatorja Sonila Meç, bëri me dije se, Reynders, një figurë e njohur në qarqet e Brukselit, ishte një zë i fuqishëm në Strasburg, duke kërkuar me këmbëngulje që Shqipëria të përmbushte standardet europiane, por tashmë, ai vetë përballet me drejtësinë e vendit të tij për një nga veprat penale më të rënda financiare.
Ky zhvillim përbën një ironi të thellë, duke pasur parasysh se pastrimi i parave është një nga sfidat kryesore me të cilat përballet vetë sistemi i drejtësisë në Shqipëri, duke qenë një çështje prioritare për institucione si SPAK, por edhe për vëzhguesit dhe mediat ndërkombëtare.
Meço: Në fakt, po e nis me një dhe është një informacion, të cilit në fakt m’u desh ta konfirmoja edhe me ju. Është publikuar një lajm, Le Soir, në një nga, mediat franceze, një informacion dhe do të shohim faqen e parë të tij dhe bëhet fjalë për një personazh, besoj duhet të të thotë diçka, Andi, në momentin që do t'i dëgjosh edhe emrin. Didier Reynder, është emri i tij, komisari europian, i cili lobonte dikur dhe bënte presion në Strasburg që reforma në drejtësi në Shqipëri të deklarohej në përputhje me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut, akuzohet formalisht nga prokuroria belge. Për çfarë do thoni? Për pastrim parash. Ironia...