Rritja e pensioneve/ Të moshuarit: Mashtrim! Nuk na dalin as për ilaçe
Pensionistët në Shkodër janë shprehur se premtimi i kryeministrit Rama për rritjen e pensioneve është vetëm një mashtrim. Ata shprehen se pensionet janë të ulëta dhe nuk u mjaftojnë as për mbijetesë.
Syri TV
Premtimi për rritjen e pensioneve nga janari nga kryeministri Edi Rama nuk i ka bindur pensionistët shkodranë. Ato shprehën se rritja është e vogël ndërsa jetesa është e papërballueshme për ta pasi pensionet nuk u dalin as për ilaçet që marrin dhe për të paguar ujë e drita.
Por, ka edhe prej atyre që premtime të tilla i konsiderojnë mashtrime të kryeministrit Rama.
Pensionet tepër të ulëta dhe largimi i fëmijëve si shkak i emigracionit ka bërë që jetesa për pensionistët në vendin tonë të jetë tepër e vështirë.