SYRI TV/ PD depoziton anëtarët e 2 komisioneve në Kuvend – Bylykbashi në krye të Reformës Zgjedhore, Boçi bashkëdrejtues me Maznikun e PS

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend anëtarët  për 2 komsionet e Reformës Zgjedhore dhe atë Territoriale, dhe kërkon që miratmi I përbërjes të futet në rendin e ditës në seancën parlamentare të së enjtes. Oerd Bylykbashi do të bashkëdrejtojë  Reformën Zgjedhore  me Damian Gjiknurin nga PD, ndërsa Territorjalja i është besuar Luciano Bocit, i cili do ta drejtojë Komisionin me Arbjan Maznikun e PS.  Anëtarë në Komisione do të kenë edhe PR, PL e Partia Mundësia nga rradhët e opozitës, ndërsa maxhoraca i ka rezervuar PSD së Tom Doshit një karrike në Reformën Zgjedhore.

Syri TV

Partia Demokratike kërkon që të futet në rendin e ditës në seancën e së enjtes në parlamet edhe miratomi i përbërjes së 2 komisoneve parlamentare për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në shkresën drejtuar Kuvendit, PD zbardh edhe  2 bashkëkryetarët që do të përfaqësojnë opozitën në këto Komisone. Oerd Bylykbashi do të bashkëdrejtoje me Damian Gjiknurin  nga PS, Komisonin e Posacëm të Reformës Zgjedhore, ndërsa Territorialen PD ja ka besuar nënkryetarit të kësaj force politike Luciano Boci, ndërsa nga Socialistët, do të jetë Arbjan Mazniku.

Anëtarësia  e Zgjedhores do të jetë e barabartë, ashtu sic kishte këkruar opozita.  Ivi Kaso, Gent Strazimiti, Albana Vokshi, Gjin  Gjoni do të jenë anëtarët e përhershëm të PD.  nga rradhët e opozitës në Reformën zgjedhore do të këte  anëtarë edh nga PR E PL, ndërsa 1 karrike i është rezervuar edhe  Partia Mundësia e Agron  Shehajt. Anëtarët socialist të komisonit për Reformën  Zgjedjore janë  Arbjan Mazniku  Bledar Çuçi Ulsi Manja Olsi Komici, Aurora Mara dhe Ogerta Manastirliu.

PS i ka rezeruar një vend në këtë komsion edhe PSD të Tom Doshit.  Ndërkohë në Komsionin e Reformës Territoriale, anëtarë të opozitës do të jetën, Jorida Tabaku, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu, Ramadan Lika, e Eno Bozdo. Ndësa nga rradhët e PS,  do te jenë  Blendi Klosi Damian Gjiknuri, Romina Kuko, Ermal Pacaj, Marjana Koçeku  Ermal Elezi e  Klevis Jahaj.  Në Reformën Territoriale, do  të ketë edhe 1 anëtar të Partisë Republikane dhe 1 të Partisë së Lririsë. Partitë e Vogla opozitare do të kenë mundësi të dërgojnë seputeëtv e tyre në këto komisione për propozime, por pa të drejtë vote.  Në të 2-ja komsionet do të ketë edhe asistencë të përfaqësuesve ndërkombëtare, konkretisht nga ekspertë të OSBE/ODHIR e Komiosioni i Vencias tek Zgjedhorja, dhe të Kongresit të Autoriteteve lokale të KiE tek Territorjalja, të cilat ishin edhe kushtet e panegociueshme të opozitës, për pjesëmarrje në këto reforma.