Blushi: Hetimi i vjedhjes së fondeve IPARD është emergjencë kombëtare, fermerët po humbin 112 milionë euro në vit
Në Konferencën e Kryetarëve, kreu i grupit parlamentar i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, deklaroi se hetimi parlamentar për vjedhjen e fondeve IPARD është një emergjencë kombëtare, pasi për të dytin vit radhazi fermerët shqiptarë po humbin 112 milionë euro ndihma nga Bashkimi Europian. Sipas tij, këto fonde janë devijuar drejt aferës së inceneratorëve dhe familjarëve të qeverisë.
Blushi është shprehur se fermerët, të cilët përbëjnë 40% të fuqisë punëtore në vend, janë penalizuar rëndë nga bllokimi i fondeve dhe nga mungesa e vullnetit të SPAK për të hetuar skandalin. Ai akuzoi gjithashtu mazhorancën dhe kryetarin e Kuvendit, Taulant Balla, për pengimin e kërkesës së opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, duke e cilësuar këtë veprim si shkelje të Kushtetutës dhe tentativë për të mbuluar aferën kriminale që po dëmton bujqësinë shqiptare.
Tedi Blushi: Hetimi nga Kuvendi i vjedhjes se fondeve IPARD eshte nje emergjence ne kushtet kur fermeret shqiptare per te dytin vit radhazi po humbin 112 milion euro ndihma nga BE vetem per shkak se ato perfunduan te inceneratoret dhe familjaret e Qeverise. Ju nuk ngopeni duke shkatërruar Bujqësinë dhe duke vjedhur fermerët.
Fermerëve, përbëjnë 40% të fuqisë punëtore dhe prej dy vitesh janë penalizuar nga bllokimi i fondeve IPARD (112 milion euro/vit). Nese ka nje prioritet sot interesi publik eshte mbeshtetja e Bujqesise, ketij sektori jetik per vendin.
Fermeret po penalizohen edhe per shkak se SPAK nuk ka vullnetin te hetoje vjedhjen e fondeve IPARD se si cdo afere edhe kjo te çon te Edi Rama. Ne kushtet kur edhe SPAK nuk po kryen detyren, eshte ne interesin e Kuvendit te zbuloje se kush ua vodhi ndihmat fermereve shqiptare.
Shprehja e vullnetit nga Taulant Balla per te penguar hetimin parlamentar eshte perpjekja per te mbuluar kete afere kriminale. Njeherazi ju po shkelni Kushtetuten duke i mohuar me force kartoni nje te drejte opozites per te kerkuar Komision Hetimor.