Aksident tragjik në Cërrik, humb jetën një 70-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur sot në aksin rrugor Cërrik–Shalës.

Sipas informacionit paraprak, një kamion me drejtues shtetasin E. H. ka përplasur këmbësorin Xh. B., 70 vjeç, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e ngjarjes.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.