‘E ke të frikshme ndjesinë’/ Përgjimet Balluku-Berberi: Nëse duhet ia këndoj këngën, s’ma ndien për asnjë dhe i çoj ku duhet...

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga dosja hetimore, lidhur me ndërtimin e  tunelit të Llogarasë, ku nën hetim është vënë numri dy i qeverisë Belinda Balluku.

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Syri Tv, Fatjon Gjinaj, bie në sy afërsia mes Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ish vartësit të saj, Evis Berberi, i cili drejtonte asokohe Autoritetin Rrugor Shqiptar.

Komunikimet mes tyre, sa të afërta aq edhe kërcënuese me palë të treta, Evis Berberi është i gatshëm të kërcënojë për të mbrojtur Ballukun, ndërsa presioni për publikimin e tenderit fitues të Llogarasë, rritet.

Komunikimet mes Ballukut dhe Berberit janë zhvilluar që në mars të vitit 2021, ndërsa 2 javë më vonë,  në datën 18.03.2021, ora 17:08, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka bërë vlerësimin, duke skualifikuar të gjitha ofertat e dorëzuara, pas sinjalizimit një ditë më parë nga dyshja Balluku-Berberi, biseda të cilat janë bërë përmes aplikacionit Singal.

Për punën e mbaruar, vetë ministrja Balluku kujdeset që krahun e saj të djathtë më 31 mars 2021 ta vendosë në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

'Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin", është mesazhi konfirmues për Berberin në krye të ARRSH.

Biseda Balluku-Berberi:

Belinda Balluku: "Mendoi ta anullojme. Skualifikoji te giithe".

 Evis Berberi: "Jam mese dakort. Se kam dicka qe sme kuadron ne gjithe situaten Kur e do sot apo neser. Mgith nese te duhet ja kendoi kengen sma ndien shume per asnje dhe e çoi ku duhet".

Belinda Balluku: "Jo jo. Kam ate ndjesine time qe nuk duhet".

Evis Berberi: "E ke te frikshme ndjesine. Kur e do".

Belinda Balluku: "Me jep afatet nese e shpallim neser".

Evis Berberi: "Max 24 mars ankimimi ne MIE ne 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill ankohet ne KPP dhe min 14 prill max 22 prill kthen KPP pergjigje. Duhet ta rishpallim pernjehere qe ti djegim afatet e ankimimit ne gjykate"

Në datën 18.03.2020, Belinda Balluku i dërgon Evis mesazh

Belinda Balluku: “po si i ke lajmëruar të tjerët për anulil. Mbylleni sot me urgjencë”

Evis Berberi: "E mbyllem".

Në datën 23.05.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazh:

Belinda Balluku: “Kur do ta hapesh llogarane se plasa".

Evis Berberi: "Kur te miratoje Reida formatin e DST te reja ne perputhje me ndryshimet e vkm. Se varianti yne ska dst tip. Ste ka thene gjë Arta se I kam thene qe para 10 ditesh qe nuk publikojme dot gje pa DST. Por mesa di as Vkm nuk eshte miratuar".

Në datën 28.05.2021, Belinda Balluku i dërgon Evis Berberi mesazhin:

Belinda Balluku: “I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and doëns shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga heret e jera, kete here po te jap dicka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shume te tjereve që ndodhen perqark nesh. Ne rast se do te deshtoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe deshtimi ka te bej me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojnë. Dua ta marresh shume seriozisht, dua te reflektosh mbi te dhe e hena te jete nje stage i ri i jetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne cdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin".

Evis Berberi: "Faleminderit. Me ke vleresuar gjithmone me shume se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do te zhgenjej perkrundrazi.".

Në datën 19.08.2021, Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin: "Hajde ne zyre tek une".

Evis Berberi: "Erdha".

Nga kush përbëhej komisioni i vlerësimit të ofertave?

Me urdhrin nr. 4061/4, datë 21.06.2021, të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së

Infrastrukturës dhe Energjisë, shtetases Viola Haxhiademi, është ngritur Komisioni i Vlerësimit

të Ofertave për procedurën e prokurimit me objekt "Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë) e përbërë nga  shtetasi Evis Berberi (Drejtor i Përgjithëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar), me cilësinë e kryetarit, 

ndërsa anëtarë shtetasit Erald Elezi (Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në Autoritetin Rrugor Shqiptar),

Gentian Gjyli (Drejtor i Drejtorisë së Ndërtimit dhe i Mirëmbajtjes në Autoritetin Rrugor Shqiptar),

Jetmira Dervishi (Specialiste e Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë) Mirzeta Kashnica (Specialiste e Nivelit të Lartë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë).