Ironia e gazetarit Erebara: Ti mund ta dish veten për dijetar të madh, por një ditë mund të mësosh se fëmija yt politik të quan 'pallosh'
Gazetari i njohur, Gjergji Erebara, ka postuar një deklaratë të fuqishme në rrjetet sociale, ku adreson një mesazh të fortë për kryeministrin Edi Rama.Në një deklaratë të ashpër dhe ironike në rrjetet sociale, gazetari dhe analisti Gjergji Erebara ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke përmendur një mesazh të drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.
Ai ka theksuar kontradiktën mes imazhit të vetëqeverisës dhe mënyrës se si ndihen e shprehen ata që dikur ishin mbështetës të tij politik. Në një mesazh të drejtuar atij, Erebara pyet se çfarë ndodhi kur "fëmija politik" i Ramës, dikur një figurë e besuar, tani e quan liderin e tij me përbuzje, duke përdorur fjalën "pallosh". Ky reagim ngre pikëpyetje mbi marrëdhëniet brenda mazhorancës dhe thekson përplasjet që po ndodhin brenda Partisë Socialiste.
Postimi:
Ti mund ta dish veten per dijetar te madh, njeri largpames, babai i Dielles, jerdani i madh, Ylli i Madh, Oficer i Madh, Komandar, lis akademik e ku ta di une fare tjeter, por vien nje dite dhe meson se femija yt politik prej mishi te referohet ty si "palloshi"