Yakin publikon listën, Zvicra me tre shqiptarë për sfidat vendimtare kundër Suedisë dhe Kosovës

Murat Yakin, trajner i Zvicrës, ka shpallur listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit ndaj Suedisë dhe Kosovës. Lajmi kryesor është rikthimi i Christian Fassnacht në Kombëtaren e Zvicrës, për herë të parë që nga marsi i vitit 2023.

Mesfushori Remo Freuler është mungesa më e rëndësishme, pasi ai ka pësuar thyerje të klavikulës në ndeshjen e fundit me Parmën në Serinë A. Në vend të tij, Yakin ka vendosur të rikthejë në ekip Michael Aebischer, i cili mungoi muajin e kaluar për shkak dëmtimi.

Më listë numnd të mungojnë shqiptarët, që prej më shumë se një dekadë kanë dhënë kontribut të madhe në përfaqësuesen helvete. Përveç liderit Granit Xhaka, janë përfshirë gjithashtu Adrian Bajrami dhe Andi Zeqiri.  

Zvicra do të përballet me Suedinë më 15 nëntor në Gjenevë dhe tri ditë më vonë do të udhëtojë drejt Prishtinës për sfidën kundër Kosovës. Me një fitore ndaj Suedisë, helvetikët do të siguronin praktikisht biletën për Kupën e Botës 2026 që do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada, pavarësisht rezultatit të Kosovës kundër Sllovenisë.

Yakin u shpreh qartë për objektivin kryesor:

“Fokusi ynë është ndeshja ndaj Suedisë. Do të mundohemi ta mbyllim gjithçka aty. E kemi fatin në duart tona dhe do të shkojmë ndeshje pas ndeshjeje.”