‘Është mbushur kupa’, Reali i Madridit nxjerr në shitje ‘yllin’ brazilian
Zhvillim i bujshëm te Reali i Madridit: klubi i kryeqytetit spanjoll thuhet se ka vendosur të nxjerrë në shitje ‘yllin’ e tij, Vinicius Júnior, në verën e vitit 2026. Sipas asaj që raporton ‘SPORT BILD’, vendimi ka ardhur pas incidentit të ndodhur gjatë “El Clasico”-s së fundit kundër Barcelonës, që u konsiderua si pika e fundit e durimit.
Përplasja me trajnerin Xabi Alonso
Pas zëvendësimit të tij të radhës nga trajneri Xabi Alonso, Vinicius reagoi me protesta të theksuara. Real Madrid detyroi lojtarin brazilian të kërkonte falje publikisht, por edhe brenda grupit dhe trajnerit.
Situata u përkeqësua kur, po atë ditë, kur ai kërkoi falje, u shfaq një artikull në ‘The Athletic’ që përshkruante problemet e disa lojtarëve me stilin e drejtimit të Alonso-s dhe kërkesat e tij të rrepta disiplinore. Artikulli citonte një burim anonim pranë skuadrës:
“Ai mendon se është Pep Guardiola, por deri tani është vetëm Xabi.” Klubi ia atribuon përhapjen e këtyre zërave rreth skuadrës rrethit të Vinicius-it.
Vendimi i presidentit Perez
Presidenti Florentino Pérez, edhe pse ka qenë mbështetës i brazilianit, beson se Vinicius e ka kaluar çdo kufi me përplasjen publike ndaj Xabi Alonso-s. Për Pérez, prioriteti është të tregojë se asnjë lojtar nuk është më i rëndësishëm se klubi.