Vlorë/ Akuzohet se vrau kushëririn, mbërrin në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie, Bertil Alliaj

Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur fshatin Gjormë të Vlorës, mbrëmjen e së shtunë, (02/11/2025), ku Bertil Alliaj, i dënuar me 35 vite burg në mungesë për masakrën e Çolës, vrau në derën e banesës, djalin e xhaxhait të tij, Dalan Alliaj.

Bertil Alliaj, autori i dyshuar i vrasjes së Dalan Alliaj, ka mbërritur sot në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ku pritet të merret masa e sigurimit. Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Gjorm, kur Bertil Alliaj, i njohur për një dënim të mëparshëm për masakrën e Çolës, vrau kushëririn e tij, Dalan Alliaj, në derën e banesës.

Në momentin e arrestimit, autori i dyshuar ka pranuar krimin dhe ka deklaruar një motiv të fortë për ngjarjen, ndërsa familjarët e viktimës kanë shprehur habi për ngjarjen, pasi nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt të mëparshëm mes kushërinjve. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën në mbrëmje, kur pas një mosmarrëveshjeje të çastit, Bertil Alliaj ka qëlluar me armë Dalan Alliajn, 30 vjeç, i cili ka humbur jetën në vend. Autoritetet pas 5 orësh kërkimesh intensive, kanë arrestuar Bertil Alliajn, i cili ka deklaruar se kishte një motiv të fortë për ngjarjen.

LEXO EDHE: Kronologjia/ Krimi në familje trondit Vlorën, ekzekutohet Dalan Alliaj, u vra nga djali i xhaxhait Bertil Alliaj

Bertil Alliaj është një emër i njohur në fshatin Gjorm në Vlorë, pasi ai ka qenë i shpallur në kërkim që prej vitit 2015, pas një masakre të ndodhur në Çole, për të cilën ishte dënuar me 35 vite burg. Pas kësaj ngjarjeje, ai ka qenë i arratisur dhe nuk ishte shfaqur më në fshat. Familjarët e tij thonë se ata nuk kishin dijeni për ndonjë konflikt mes tij dhe Dalan Alliajt, duke e cilësuar ngjarjen si një tronditje të madhe për familjen.