Putin: Krijimi i Poseidonit, me rëndësi historike për të gjithë shekullin XXI

Zhvillimi i raketës lundruese Burevestnik dhe mjetit nënujor pa pilot, Poseidon ka rëndësi historike për Rusinë për të gjithë shekullin XXI, tha Presidenti Vladimir Putin gjatë një ceremonie çmimesh për zhvilluesit e armëve në Kremlin.

“Rezultati që keni arritur është, pa ekzagjerim, me rëndësi historike për popullin tonë, për sigurimin e sigurisë dhe barazisë strategjike për dekadat që vijnë, dhe mund të themi me siguri për të gjithë shekullin XXI”, tha Putin.

Presidenti vuri në dukje se krijimi i Burevestnik dhe Poseidon janë të lidhura ngushtë. "Teknologjitë dhe inovacionet teknologjike të përdorura në to, janë në shumë mënyra unike dhe plotësojnë njëra-tjetrën", tha kreu i shtetit, raporton agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS.

Javën e kaluar, pak para se të takohej me presidentin kinez Xi Jinping, Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se kishte urdhëruar Pentagonin të fillonte testet për armët bërthamore, duke akuzuar Rusinë dhe Kinën se e kishin bërë tashmë këtë.

Në një intervistë për Cbs, pak ditë më parë, Trump përsëriti: "Ata po testojnë, por nuk flasin për këtë. Nuk dua të jem – shtoi ai – i vetmi vend që nuk kryen teste". Muajin e kaluar Vladimir Putin njoftoi lëshimin provë të raketës balistike ndërkontinentale Burevestnik. Cbs, duke cituar deklaratat e manjatit, megjithatë sqaroi se Kina kishte kryer shpërthimin e fundit bërthamor në vitin ’96.

Ndërkohë, Pekini ka hedhur poshtë akuzat e Trump: "Si një shtet përgjegjës i pajisur me armë bërthamore – deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Mao Ning – Kina ka respektuar angazhimin e saj për të pezulluar testet bërthamore. Shpresojmë – përfundoi ajo – që Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin veprime konkrete për të ruajtur regjimin ndërkombëtar të çarmatimit dhe mos-përhapjes bërthamore".

Raketa do të hidhet nga baza hapësinore Vandenberg në Kaliforni dhe do të arrijë në vendin e mbrojtjes balistike në atollin Kwajalein, Ishujt Marshall, në Oqeanin Paqësor. Forcat Ajrore disponojnë 400 Minuteman III, të vendosur në Kolorado, Montana, Nebraska, Dakota e Veriut dhe Wyoming. Secila prej tyre ka një rreze veprimi më të madhe se 9.600 kilometra.

Për një raketë gati për t’u lëshuar, të tjerat mund të mos e shohin kurrë Ukrainën. Trump ka përjashtuar, për momentin, dërgimin në Kiev të Tomahawk-ëve. Presidenti ka thënë se nuk po e konsideron “realisht” një marrëveshje për t’i shitur, por ka shtuar se është i hapur për të ndryshuar mendim. Një mesazh i paqartë që ka ftohur shpresat e Zelenskyt.