Investigimi i PLUG/ Tuneli pa dritë i Belinda Ballukut, të mërkurën në orën 21:30
Emisioni investigativ Plug, do të publikojë ditën e mërkurë detaje nga afera 190 milionë euro e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Të dhënat që disponon emisioni Plug, tregojnë se Ministria e Infrastrukturës si autoritet kontraktor, ka kryer një seri shkeljesh të rënda ligjore në procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të llogarasë.
Jo vetëm tenderi kryesor prej 190 milionë eurosh, porcedurat e tjera si: projektimi apo supervizimi, dyshohet se janë kryer në shkelje të rënda ligjore.
Në emision do të zbardhen edhe detaje të reja që lidhen me zbatimin e projektit të tunelit të Llogarasë, i cili dyshohet se nuk është zbatuar ashtu siç ishte parashikuar dhe propoganduar publikisht nga Kryeministri Edi Rama dhe Zv.Kryeministrja Belinda Balluku.