Luhen dy ndeshjet e para të Championsit/ Arsenali nuk ndalet, Napoli frenohet në ‘Maradona’
Dy ndeshjet e para të së martës në Ligën e Kampioneve dhuruan rezultate të cilat mund të jenë vendimtare për ecurinë e ekipeve me ambicie në këtë turne.
Në një anë ishte Arsenali i pandalshëm, i cili ka regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje të luajtura dhe ecën i qetë drejt turit tjetër të turneut ku duket se do të jetë mes 8 ekipeve të para.
Fitorja 3-0 në fushën e Slavia Pragës konfirmoi edhe një herë forcën e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta në këtë edicion.
Nga ana tjetër, është Napoli që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola përballë Eintraht Frankfurt.
Një barazim që lë napolitanët në kuotën e 4 pikëve, shumë larg pretendimeve të tyre dhe me rrezikun serioz që të përfundojnë jashtë zonës së skuadrave që kualifikohen në play-off.