Fshehën shtatzëninë... Dy prindër adoleshentë vrasin foshnjën, vihen në pranga

Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga policia të hënën në Ohajo të SHBA-së. Efektivët gjetën trupin e një foshnje të varrosur ndërsa në pranga janë vënë dy adoleshentëve, nëna 15-vjeçare dhe babai 17-vjeçar.

Policia zbuloi trupin të hënën, më 3 nëntor pas një ankese për një varrim të dyshimtë të një foshnjeje në një zonë të North Linden. Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të Qarkut Franklin, foshnja ishte një vajzë por shkaku i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Hetimi i çoi oficerët në një shtëpi aty pranë në anën perëndimore të Columbus , ku u zbulua se dy të miturit e kishin mbajtur të fshehtë shtatzëninë nga familjet e tyre. Pas vdekjes së foshnjës, ata dyshohet se e varrosën fshehurazi në vendin ku u bë zbulimi.