Pas 5 muajsh në detyrë, Genc Deromemaj jep dorëheqjen nga kadastra e Vlorës
Pas 5 muajsh në krye të Kadastrës, Genc Deromemaj lë detyrën e kreut të Kadastrës së Vlorës.
Sipas burimeve të gazetarit të SYRI-t,Gentjan Këllçiu, Deromemaj ka marr vendim ta lërë pozicionin e drejtuesit të Kadastrës së Vlorës pasi e drejtoi atë për 5 muaj.
Është ende e paqartë se pse u mor ky vendim.
Kujtojmë që janë dhjetra drejtues që kanë dhënë dorëheqjen edhe më herët, kjo për shkak të konflikteve dhe dosjeve problematike. Por nuk dimë nëse ky është rasti i Deromemaj.