Burimi: Financial Times zbardh të kundërtën e raportimeve të mediave shqiptare për BE-në

Gjatë emisionit “Task Forcë” të moderuar nga Sonila Meço në Syri TV, gazetari i Radio France, Genc Burimi, komentoi një artikull të fundit të “Financial Times” që ka bërë bujë në qarqet evropiane.

Burimi theksoi se artikulli kishte si titull kryesor “Bashkimi Europian lëviz për të parandaluar kuajt e Trojës nga blloku që pret të anëtarësohet në BE”, duke iu referuar një deklarate të përfaqësueses së Komisionit Evropian, Marta Kos.

Burimi u shpreh se ndryshe nga çfarë raportuan sot mediat shqiptare në lidhje me qëndrimin e Komisionit Evropian ndaj progres-raportit, “Financial Times” publikoi të kundërtën. “Sipas FT, Marta Kos shprehet se po mendohet krijimi i një periudhe tranzitore disavjeçare për vendet që do të anëtarësohen në BE, gjatë së cilës ato nuk do të kenë të drejta të barabarta me shtetet e tjera anëtare,” tha Burimi.

Sipas tij, kjo do të thotë se Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit mund të përfshihen në BE vetëm pas vitit 2035 ose edhe më vonë, por pa të drejtë vote apo pjesëmarrjeje të plotë në vendimmarrje. “Kjo periudhë mund të shërbejë që anëtarësimi t’u hiqet menjëherë këtyre vendeve në rast se devijojnë nga parimet e demokracisë apo bëhen më pas aleate të Rusisë,” shtoi ai.

Gazetari theksoi se deklarata e Kos lidhet me fenomenin e njohur si “Kali i Trojës”, që sipas saj ndodhi me Hungarinë — një vend që, pasi u bë pjesë e BE-së, devijoi nga vlerat demokratike të Unionit. Burimi nënvizoi se kjo tregon se zgjerimi i Bashkimit Europian po bëhet më shumë për arsye gjeopolitike sesa për përmbushje të standardeve demokratike.

Ai shtoi gjithashtu se progres-raporti i publikuar për Shqipërinë është komentuar gjerësisht në media, por shpesh në mënyrë sipërfaqësore, pa iu referuar analizës së plotë që përfshin mbi 100 faqe dhe vlerësime specifike për çdo vend kandidat.

Sonila: Genc, më fal, më ke nisur vetëm para pak minutash një shkrim të Financial Times, titulli kryesor, është fotoja e Marta Kos dhe titulli kryesor Bashkimi Europian lëviz për të parandaluar kuajt e Trojës nga blloku që pret të të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Unë nuk e kam artikullin të hapur, ti e ke lexuar me dy fjalë të lutem, cili është thelbi i kësaj gjëje?
 

Burimi: Po që të kuptojnë teleshikuesit, duhet dhënë ë totalisht çfarë dhanë sot mediat në Shqipëri në lidhje me këtë paraqitje të progres-raportit.
Që u tha që pikërisht Marta Kos, Komisioni Europian është kundra idesë që të krijohet një Europë me dy shpejtësi me dy standarte dhe Edi Rama ishte kundra. Pra që ideja e saj gjoja, vendet e reja që do hyjnë nuk do kenë të drejtë vote. Apo jo? Këtë e dha gjithë shtypi shqiptar sot.

 Para pak orësh, Financial Times boton të kundërtën dhe citon zonjën Marta Kos që ajo tregon dhe një herë që komisioni nuk ka pikë vlere. Është, janë shefat e shteteve dhe qeverive që vendosin. Çfarë thotë ajo? Thotë që po mendojmë tani pikërisht këtë gjë, të krijojmë për vendet e reja që do hyjnë, një periudhë tranzitore, disavjeçare, domethënë që Shqipërinë e sjell te 2035-a ose 2040-a. Pa të drejta të barabarta me vendet e tjera, dhe gjatë kësaj periudhe, këto vende, këtyre vendeve mund t'u hiqet menjëherë anëtarësimi. Dhe për çfarë thotë Marta Kos?

E bëjmë për të evituar fenomenin apo sindromin e Kalit të Trojës që na ndodhi me Hungarinë. Pra këto vende futen në BE dhe pastaj mbrapa bëhen mike, mike me Rusinë, apo këto vende pastaj mbrapa nuk zbatojnë siç duhet rregullat e demokracisë.

Pra, ajo që u tha sot, që e dhanë mediat shqiptare, është e kundërta. Është e kundërta. Pra, këto zgjerime bëhen thjesht për arsye gjeopolitike, dhe jo për arsye demokracie. Përsa i përket, dy fjalë. Këtu kam çuar dhe një tjetër... Shiko, është komentuar shumë sot ky progres-raport në Shqipëri. Gjerë e gjatë. Janë 100 e ca faqe. Është komentuar jo për drejtësia po kështu. Shikoje atë që çova. Key findings e mesit që fillon me achievements. Ajo që çova është faqja e parë e gjithë raporteve që është për çdo vend një rezyme me katër rreshta. Për Malin e Zi, për Shqipërinë, për Moldavinë...