‘Ndrangheta pastron paratë në Shqipëri me ndihmën e politikës’/ Kepi: Në Shëndetësi, Energji dhe Shërbime

Çështja “Basso Profilo” në Itali, për të cilën pritet të merret vendimi përfundimtar në Gjykatën e Apelit më 21 nëntor, po zbardh detaje tronditëse mbi mënyrën se si mafia kalabreze ‘Ndrangheta ka shtrirë tentakulat e saj në Shqipëri, duke pastruar sasi masive parash me ndihmën e lidhjeve në nivele të larta institucionale.

Në një intervistë për edicionin e mesditës në Syri Tv, gazetarja Alba Kepi ka dhnë detaje nga dosja voluminoze, ku personazhe si Antonio Gallo, i njohur si “princi i ‘Ndrangheta-s”, kanë koordinuar operacione komplekse për riciklimin e parave të pista në ekonominë shqiptare.

Investimet, thekson Kepi, nuk janë kufizuar vetëm në bumin e ndërtimeve në Tiranë, por janë diversifikuar në sektorë strategjikë si shëndetësia, energjia dhe kompanitë e shërbimeve. Këto operacione janë lehtësuar nga një rrjet i gjerë bashkëpunëtorësh, duke përfshirë zyrtarë të lidhur me botën institucionale dhe të qeverisjes, si në nivel vendor ashtu edhe në atë qendror.

Përgjimet e bëra publike kanë ekspozuar biseda ku eksponentë të mafias diskutojnë hapur se si mjaftonte të kishe mik “një drejtor apo një ministër” për të siguruar favore dhe fonde, duke konfirmuar dyshimet për një lidhje të thellë mes krimit të organizuar dhe pushtetit.

Ndërkohë, alarmi për aktivitetin e mafies shqiptare i ka kaluar kufijtë e Italisë. Media prestigjioze si “La Stampa” e kanë vendosur Shqipërinë në hartën e re botërore të trafikut të kokainës, krahas vendeve si Kolumbia, Peruja dhe Meksika. Fuqia e tyre është rritur në atë pikë sa presidentët e Kolumbisë dhe Venezuelës kanë shprehur publikisht frikën se mund të eliminohen nga “mafia albanese”. Kjo fuqizim vjen si rezultat i rolit dominues që grupet shqiptare kanë marrë në transportin e kokainës nga Amerika Latine në Evropë, shpesh me “bekimin” e vetë ‘Ndrangheta-s.

Paralelisht me këtë rritje influence, është shtuar edhe presioni ndaj gazetarëve që guxojnë të investigojnë. Gazetarë të njohur italianë si Federico Ranuçi dhe Giuseppe Bascietto janë vendosur nën mbrojtje policore pas kërcënimeve me jetë që kanë marrë për shkak të raportimeve të tyre mbi mafian shqiptare. Ranuçi së fundmi ka dëshmuar në komisionin parlamentar antimafia në Itali, ku ka folur për atentatin ndaj tij dhe tentativat për t'i mbyllur emisionin investigativ.

Teksa autoritetet italiane dhe media ndërkombëtare po bien kambanat e alarmit, në Shqipëri situata duket se trajtohet me një sensibilitet të ulët shoqëror dhe politik. Zbulimet për takime sekrete mes zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe eksponentëve të krimit në destinacione ekzotike si Aruba, vetëm sa e thellojnë shqetësimin se lidhjet e pushtetit me botën e krimit, janë më të thella dhe më të rrezikshme se sa ishte menduar.

Më datë 21 nëntor, në Gjykatën e Apelit, merret vendimi përfundimtar sa i takon të gjithë të pandehurve, personave të cilët janë vënë nën akuzë. Operacioni apo dosja Basso Profilo është një nga më të rëndësishmet e cila ka mundur të zbardhë për herë të parë lidhjen e krimit të organizuar, mafies me politikën, me sipërmarrjen, përtej kufijve italianë, duke arritur në Shqipëri. Pra, ai që quhej në kronikën e përditshme të klaneve mafioze kalabreze, princi i 'Ndrangheta-s, ose më saktë Antonio Gallo, në këtë dosje është personazhi kryesor, ku shfaqet se riciklonte dhe sillte në Shqipëri para për interes të klaneve mafioze të 'ndrinave të caktuara kryesisht në territorin e provincës së Catanzaro-s.

 Dhe në këtë operacion dhe në këtë dosje mbi 1000 faqesh shfaqet se si përmes personazheve të lidhur me botën institucionale, botën e qevernancës në Shqipëri, por dhe sipërmarrjes, pra, ka ky personazh, pra Antonio Gallo, po investonte për të hapur kompani në Shqipëri, kishte hapur një kompani për shit-blerje, veshje pune, por po investonte dhe në sektorin e ndërtimit, në sektorin e shëndetësisë dhe po shikonte mundësi të investonte në sektorë strategjikë si energjia e të tjerë. Pra, kjo dosje e cila tashmë ka mbi dy vite që është zbardhur dhe është ekzekutuar me operacionin përkatës, mbërrin në shkallën e Apelit, ku më datë 21 nëntor presim të shohim se kush është vendimmarrja e marrë nga nga drejtësia italiane. Dimë se pala akuzuese ka kërkuar për shumë pjesëtarë, anëtarë të këtij grupimi të strukturuar, duke nisur që nga një ish-gjeneral i Guardia di Finanza-s deri tek vetë Antonio Gallo, kanë kërkuar pra masa dënimi më të ashpra.

Në shkallë të parë ka pasur masa dënimi të cilat janë ulur dhe mendohet se Gjykata e Apelit pretendon pikërisht të të vërtetojë, të konfirmojë dënimin e kërkuar nga pala pala akuzuese. Mes tyre ka dhe elementë shqiptarë, të cilët kryenin punën si, krye ishin pra punë-mbarues, por edhe elementë të tjerë të cilët përdoreshin si kokë druri apo prestanomi, për të hapur e mbyllur kompani të cilat shërbenin për të magazinuar përkohësisht paratë e klaneve mafioze dhe më pas për t'i ricikluar në ekonominë e përditshme shqiptare. Pra, ku mendoj se ky operacion po arrin në atë fazën finale të Gjykatës së Apelit, që shpresojmë që gjatë marrjes në pyetje apo ekzaminimit të gjithçkaje që anëtarët e kësaj jurie do të bëjnë, mund të zbardhen dhe elementë të cilët kanë tronditur të paktën gjatë tre-katër viteve të fundit ngjarjet në Shqipëri.

Dhe këtu flas për elementë të rëndësishëm të të qeverisjes vendore, të Bashkisë së Tiranës, por dhe të qeverisjes qendrore, pra qeverisë shqiptare, pasi nëse për t'i sjellë në kujtesë teleshikuesve, në këtë dosje shprehet mjaft qartë se si mundohej të apo ishte bindja se kishin kanale të duhura për t'u favorizuar qoftë në marrjen e fondeve të caktuara në sektorin e shëndetësisë, në sektorin e ndërtimit, por dhe në sektorin e policisë së shtetit për uniforma e të tjerë. Pra, është dhe konsiderohet dhe nga autoritetet italiane një nga dosjet dhe proceset më të rëndësishme ku shfaqet qartë lidhja politikë, mafia dhe sipërmarrje dhe përtej kufijve duke mbërritur në Shqipëri.

Ishte që mjaftonte, në mes të përgjimeve, nëse kujtohet ishte që mjaftonte të kishe mik një drejtor apo një ministër dhe favorizoheshe për të marrë një fond të caktuar kundrejt një përqindje. Po ashtu dhe në Bashkinë e Tiranës për të marrë një leje ndërtimi kundrejt një 30% që punëmbarues të ndryshëm, personi që mund të përmendi Niku, i cili është një nga personat e vënë dhe nën akuzë, ishte pseudonimi pra Niku, Henrik Baçi, i cili në këtë dosje dokumentohet si një pikë lidhëse mes këtyre sipërmarrësve dhe botës së politikës shqiptare. Pra, është një dosje mjaft e rëndësishme dhe të shohim nëse do të konfirmohen të gjitha vendimet dhe ashpërsia e dënimit që ka kërkuar pala akuzuese.

Eksperienca e punës dhe mbi të gjitha kontaktet qoftë me kolegë, qoftë me prokurorë që merren prej vitesh me këtë çështje, më ka mësuar se kur është puna për të ricikluar paratë, nuk kemi sektorë të caktuar. Pra aty ku pushteti, qeveria, politika jep hapësirë për të investuar, aty klanet mafioze, grupet e organizuara, grupit e strukturuar kriminale, krijojnë dhe marrin mundësinë, ashtu siç i jepet nga politika, për të ricikluar dhe për të investuar në atë sektor të caktuar. Pra, si ndërtimi, si energjia, shëndetësia, policia, tenderat, të gjitha janë një mundësi më shumë për ta pikërisht për këtë ricikluar këtë fluks të madh parash që mbërrijnë për shkak të trafikut të kokainës.

 Ky alarm është përcjellë nga autoritetet e antimafias italiane pikërisht për fluksin e madh të parave që mafia shqiptare ka në dispozicion dhe që kërkon t'i pastrojë dhe t'i fusë në ekonomi, në në ekonomi, përmes të gjithë kanaleve dhe përmes të gjithë mundësive që ka. Prandaj them, aty ku gjendet hapësira dhe ofrohet nga politika dhe nga pushteti për të ricikluar këto para, ata i marrin. Prandaj dhe në operacionet e fundit kemi parë në shumë sektorë të ndryshëm, deri tek ai imobiliar, deri te kriptovalutat. Pra, kudo që jepet mundësia, aty dhe investohet për për të krijuar proceset e e pastrimit të parave të pista.

Është një proces i cili nuk mund të kryhet pa bekimin dhe dakordësinë e elementëve kyç të qeverisjes vendore dhe qeverisjes kombëtare. Problemi madhor i Tiranës, pikërisht dhe në këto orë të nxehta që vijnë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar votë... zgjedhjet e parakohshme, është sepse nuk ka një sensibilitet dhe shoqëror për të kuptuar vërtet se çfarë do të thotë mafia. Pra, merret me mjaft lehtësi dhe mënyra e trajtimit. Unë kuptoj mediat, kuptojmë punën tonë për të përcjellë lajmin, por sensibiliteti duhet të niset dhe nga ata sipërmarrës të ndershëm të ekonomisë në sektorë të ndryshëm që shohin se si është monopolizuar një treg i caktuar, si siç është, si është monopolizuar një territor i caktuar i Tiranës, pikërisht për shkak të këtij, të kësaj influence, të botës së krimit, të lidhjes së tij me me pushtetin, i cili i favorizon që të ketë ai që i preferuari, klienti që merr, klienti i pushtetit që merr tendera të caktuara dhe vetëm ai mund të menaxhojë një sektor të caktuar të ekonomisë së qytetit të Tiranës.

Dhe mendoj se ky lloj sensibiliteti dhe kjo lloj ashpërsie që mungon në Tiranë për të kuptuar vërtet dëmin dhe çka do të thotë aktiviteti i kriminalizuar, aktiviteti kriminal me rëndësi mafioze, po na vjen nga Italia. Dhe e shohim, siç e prezantove mjaft mirë në hyrje, që gjithmonë e më shumë kanë shtuar zërat, jo vetëm gazetarëve italianë të cilët flasin për ndikimin e mafies shqiptare në territorin italian, por dhe të prokurorisë që e ka bërë gjithmonë këtë punë, por tashmë me qëllimin e caktuar për të sensibilizuar dhe opinionin publik shqiptar. Dhe mendoj se nuk është e rastësishme raportet e fundit të antimafias italiane qoftë në relacionin që është përcjellë në parlamentin italian, flitet për një shtim të sasive, të fluksit të kokainës në territorin italian dhe mbi të gjitha flitet për fuqinë që ka marrë mafia shqiptare në në këtë terren. Dhe mendoj se ajo çka ne presim që të vijë nga Tirana, ky lloj sensibiliteti dhe ky lloj përgjegjësie, po na vjen dhe po shtohet pikërisht nga zërat që vijnë nga nga Italia.

Alarmi nga Venezuela ka ardhur mbi një vit më parë. Kanë qenë parlamentarë, politikanë të këtij vendi që e kanë sinjalizuar dhe vetë kërcënimet që kanë marrë nga nga mafia shqiptare. Unë vetë i kam dokumentuar dhe i kam përcjellë dhe për mediat shqiptare se si në automjetet e tyre janë gjetur letra, pusulla ku ishte fotografia e flamurit shqiptar dhe kërcënimi që vinte në gjuhë, në gjuhën vendase, pikërisht për t'u tërhequr nga denoncimet që ata i bënin botës së krimit. Nga Kolumbia ka ardhur gjatë kohëve të fundit, sidomos them gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit ose më mirë gjatë vitit 2025. Është alarmi që vjen drejtpërdrejt nga antimafia italiane, e cila thotë se në Kolumbi shqiptarët dhe klanet shqiptare janë fuqizuar shumë.

Shpjegohet me faktin se ky, kjo lloj pushteti, ky lloj pushteti që kanë marrë duke u bërë ata primarë në transportin e kokainës dhe duke u bërë ata nga broker po përgjegjës kryesor të transportit të kokainës nga Amerika Latine në Europë dhe duke marrë dhe bekimin e 'Ndrangheta-s, e cila i ka thënë, ju merreni me transportin, unë merrem me riciklimin e parave që që vijnë nga nga ky trafik. Kjo ka bërë që dhe ashpërsia, agresiviteti i tyre ndaj cilitdo që denoncon me emra këto, këto lloj, këtë lloj aktiviteti, ka krijuar dhe këtë, këtë panoramë. Prandaj dhe mendoj se ajo çka po ndodh edhe përtej oqeanit, padyshim është në koordinim të plotë dhe ky alarm që vjen përmes këtyre titujve, në koordinim të plotë dhe me autoritetet e antimafias në nivel europian, aty ku mundet. Që nga Italia, Hollanda, kemi alarm të tillë që vjen dhe nga Gjermania, është mjaft i fortë, pikërisht në ato rrugët që mund të ndërthuret dhe bëhet ky, ky lloj trafiku.

Prandaj për mua nuk është as aq e çuditshme ky super titull, pasi tregon një realitet të qartë që është dokumentuar me raste dhe me fakte nga mënyra se si ata veprojnë. Sa i takon Shqipërisë, lidhet dhe njëherë me atë çka thashë më parë. Në momentin kur ti nuk ke një, një ligj i cili përkufizon se ekziston mafia dhe nuk ke një ligj i cili ashpërson dënimin ndaj personave qoftë në rastin e Tiranës, pasi kur kemi të bëjmë me një grup të organizuar drejtorësh të cilët vjedhin qytetarët e Tiranës për të marrë fonde dhe për të futur në xhepat e tyre, aty kemi të bëjmë pikërisht me një organizim të stilit mafioz.

Apo të njëjtën gjë kur kemi flasim për grupe të caktuara të cilët marrin një fond publik siç është puna e djegësit dhe këtë fond publik nuk e zhdukin, e marrin, e fitojnë, vijojnë të marrin të mbushin xhepat, por kjo vepër publike nuk ekziston. Por alarmi që duhet të them edhe në këtë intervistë, të paktën ndoshta në javët e ardhshme, muajt e ardhshëm mund të shtohet dhe më shumë zëri i autoriteteve italiane, është se po shtohet alarmi sa i takon pyetjes mëparshme që ti bëre, riciklimit të parave. Pasi ajo çfarë mund të them me fjalë të varfra është se nëse në Itali, për shembull, ka një databazë të personave, të klaneve mafioze, familjeve mafioze, lidhjeve të tyre, për të ricikluar paratë e mafieve të caktuara autoktone, në ekonominë italiane, sa i takon databazit për shqiptarët, këtu mungon.

Pra këtu të vijnë në Itali 30, 40 shqiptarë të cilët janë të gatshëm të hapin një kompani biznesi, janë të gatshëm të riciklojnë paratë e një grupi të strukturuar apo një klani mafioz të një qyteti të caktuar në Shqipëri apo me bazë Dubai apo me bazë në Amerikën Latine dhe autoritetet italiane nuk kanë mundësi, edhe pse kërkojnë shpjegime apo kërkojnë bashkëpunim me autoritetet shqiptare, nuk kanë mundësi të arrijnë të kuptojnë se si po vepron mekanizmi i riciklimit nga këta elementë që shfaqen pas me një përvojë mjaft të vogël imigracioni në Itali, shfaqen një ditë të bukur si sipërmarrës të fuqishëm. Dhe kjo vjen dhe nga fakti se tashmë klanet mafioze, familjet mafioze e kanë gjetur këtë mënyrë të punuari mjaft efikase dhe për paratë e tyre. Pra, nëse ata deri dje kanë frikë të riciklojnë paratë sepse shpesh mund të zbulohen nga antimafia, pikërisht për një databazë të historikut, eksperiencës që antimafia ka sjellë në hetimin e tyre gjatë këtyre shumë dekadave, në databazin sa i takon kriminalitetit shqiptar dhe emrave që vijnë dhe shfaqen si biznesmenë duke ricikluar paratë e mafies, është shumë i i, shumë i vogël, i reduktuar informacion.

Dhe për të dhënë një informacion, një lajm të ri dhe për teleshikuesit, meqënëse po më jep edhe mundësinë për të më intervistuar. Vetëm pak çaste më parë, si Federico Ranuçi, ka dalë nga një interpelancë që ka pasur në komisionin parlamentar të antimafies italiane, ku ka folur pikërisht për mafian shqiptare, ka folur për atë çka i ka ndodhur pas atentatit në shtëpinë e tij. Ka qenë një interpelancë që është bërë ku shpeshherë si Frido ka kërkuar të fiket mikrofoni, ka kërkuar dhe që të sekretohen deklaratat e tij dhe një interpelancë është fokusuar dhe me atë që dhe me redaksinë e Syri-t ne e kemi përcjellë orët e fundit, me një tentativë për t'i mbyllur emisionin vetëm pak minuta para se të transmetohej Report Rai 3.

Prandaj them se ajo çka po ndodh edhe në nivel të drejtësisë italiane dhe në nivel të informacionit publik është padyshim një alarm që vjen nga agresiviteti dhe ajo çka po merr mafia shqiptare gjatë gjatë orëve të fundit. Dhe për kuriozitetin e teleshikuesve, uroj që të vijojnë të ndjekin Syri TV, unë shumë shpejt do zbardh një intervistë të re që kam bërë me Nello Trocchia, i cili është një i pari me i cili ka dokumentuar pikërisht një nga skandalet e shekullit, mendoj, krahas djegësit, inceneratorit të Tiranës, faktin që faktin që në një ishull që quhet Aruba, është zhvilluar një takim i nivelit të lartë qeverisës, personaliteteve dhe eksponentëve të lartë të qeverisë shqiptare me eksponentë të krimit shqiptar.

Ky është shqetësimi që unë e mora vesh rastësisht dje dhe e kam përcjellë me Syrin. fakti se gjithmonë mes kolegëve shkëmbejmë informacione për çështje të ndryshme dhe gjatë bisedës me Giuseppe Bascietto-n aty, më komunikon se është vënë nën mbrojtje të shtetit italian pikërisht pasi ka denoncuar dhe përmes një interviste që i kemi bërë ne me redaksinë, por dhe me shkrimet e tij në mediat italiane, për mënyrën se si mafia, mafia shqiptare po transferonte, po transformonte qytetin e Vittoria-s dhe po transformonte dhe ekonominë e këtij qyteti duke menaxhuar, duke marrë monopolin e tregjeve të shitjes, sidomos në sektorin bujqësor.

Dhe aty pra u shfaq se si, domethënë me bisedën me të, solla dhe dëshminë e tij se si është vënë në dijeni nga magjistratura italiane se tashmë nuk mund të lëvizi vetëm, pasi kanë mundur të interceptojnë, pra të mundur të përgjojnë një bisedë telefonike mes një shqiptari, një shtetasi italian, ku kërcënonin me jetë pikërisht Giuseppe-n, pra gazetarin siçilian. Dhe kjo, kjo tjetër është një tjetër pistë mjaft e rëndësishme, edhe kjo është një intervistë që ne e kemi dhënë ekskluzive me Syri TV, pasi tregonte se si pas vdekjes së Toto Rinës, mafia siçiliane ishte më e reduktuar dhe më e heshtur në agresivitetin e saj dhe tashmë po kërkon të ketë një rizgjim pikërisht nga klanet mafioze shqiptare dhe nga mafia shqiptare, e cila ka gjetur në mafian siçiliane një tjetër mundësi, një tjetër kanal, përveç 'Ndrangheta-s, përveç Sacra Corona Unita-s, përveç mafias foggiane, ka kërkuar tashmë të plotësojë një vend të lënë bosh pas vdekjes së Toto Riinës në mafian siçiliane, po mbi të gjitha për të forcuar mafian siçiliane në Cosa Nostra-n pra, pas vdekjes së Toto Riinës.

Dhe pikërisht, të paktën në këtë intervistë dhe në ato çka unë kam mundur të analizoj dhe në dokumentacionet e fundit të operacioneve të antimafies, së prokurorisë së Sicilisë, kam kuptuar se mafia siciliane vijonte të qëndronte me ato metodat e vjetra të organizimit, menaxhimit të aktivitetit të tyre dhe po gjejnë tek shqiptarët pikërisht atë jo vetëm dinamizëm të aktivizmit, por dhe këtë modernizim dhe konkretizim të shpejtë të operacioneve të tyre. Pra duken operacione apo ngjarje të komplikuara por në jetën e përditshme dhe në atë çka dëgjohet.