SYRI TV/ Shfaqja 'Amerikan' në skenën e Teatrit 'Skampa'

Shfaqja “Amerikan” në Teatrin “Skampa” të Elbasanit solli një reflektim të thellë mbi realitetin e sotëm, ku humorit e dramës ndërthuren për të pasqyruar humbjen e vlerave dhe dilemat njerëzore. Aktorët dhe regjisorja Ina Morinaj e cilësuan veprën si shumë aktuale, ndërsa publiku e priti me duartrokitje, teksa trupa do të vijojë turin në qytete të tjera të vendit.

Në një kohë kur realiteti shpesh tejkalon imagjinatën, shfaqja “Amerikan” u soll në skenën e Teatrit “Skampa” të Elbasanit si një reflektim i drejtpërdrejtë mbi botën e sotme dhe humbjen e vlerave njerëzore. Kjo vepër ndërthur humorin me dramën dhe romancën, duke sjellë një tablo të thellë mbi marrëdhëniet njerëzore, dilemat morale dhe botën e nëndheshme ku humbet ndjeshmëria dhe qëllimi. Për aktorët e regjizoren e kësaj shfaqe çdo pjesë e saj është aktuale në ditët e sotme.

 “Elbasani ka një publik të mirë, një teatër të mrekullueshëm dhe një spektator shumë të mirë. Ne sot u ndjemë goxha mirë dhe them që edhe me publikun rezonoi si shfaqje. Roli im është viktima, unë jam viktimë e kësaj historie që futet në vorbullën e botës së nëndheshme dhe kupton që është në një botë që nuk i takon.”

Përmes një gjuhe ironike e situatave të papritura, personazhet përballen me botën e deformuar të realitetit të sotëm, ku e mira dhe e keqja shpesh ndërthuren.

 “Është goxha aktuale në fakt për të gjitha lidhjet që ka me realitetin që jetojmë çdo ditë. Kemi tre personazhe të gjendura në zgjedhje shumë të vështira jetësore dhe me ngjarjet që po shohim rreth e rrotull, për fat të keq ka një lidhje të fortë me realitetin shqiptar. Me sa e ndjemë ne, publiku e priti shumë mirë dhe shpresojmë ta çojmë edhe në qytete të tjera.”

Shfaqa “Amerikan” Bad is good again do te vijoje turin e saj neper teatrot e tjera te vendit duke pritur qe publiku ta perqafoje kete shfaqe njejte si ne Elbasan por dhe ne Tirane.